DEKLARATA E SOVRANIT
Unë besoj se burimi i çdo pushteti është qytetari.
Shteti nuk është pronari i shoqërisë, por ne shërbim te saj.
Institucionet ekzistojnë për t'i shërbyer njeriut, qytetarit, fshatarit, për të mbrojtur lirinë, drejtësinë, dinjitetin dhe miqenien e tij.
Unë pranoj se liria ime shoqërohet me përgjegjësi qytetarë.
Të drejtat e mia nuk mund të ndahen nga detyrimi për të respektuar të drejtat e të tjerëve dhe për të marrë pjesë në jetën e përbashkët.
Unë besoj se qytetari nuk është vetëm votues. Ai është përgjegjës për shoqërinë ku jeton.
Ai ka të drejtë të kërkojë llogari nga pushteti dhe detyrë të mos heqë dorë nga përgjegjësia e tij.
Unë besoj se përfaqësuesi publike nuk zoteron pushtet mbi qytetarët.
Ai merr një besim te perkohshem dhe mbetet gjithmonë përgjegjës përpara tyre.
Unë mendoj se çdo pushtet duhet të kontrollohet, sepse pushteti pakontroll, largohet nga qëllimi për të cilin është krijuar.
Unë besoj se drejtësia, barazia para ligjit, dija, puna dhe besimi mes njerëzve, janë themelet e një shoqërie të lirë.
Unë respektoj traditën dhe vlerat që na lidhin me të kaluarën, por besoj edhe në detyrën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Unë besoj se pasuritë e vendit, natyra dhe trashëgimia jonë nuk u përkasin vetëm brezit të sotëm. Ato janë një përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë pas nesh.
Deklaroj se Sovraniteti nuk është vetëm një e drejtë që më përket, por dhe një përgjegjësi që e pranoj.
Sepse një popull bëhet Sovran jo vetëm kur ka lirinë për të votuar, por kur kupton dhe merr pjesë vazhdimisht, për të kontrolluar pushtetin e deleguar.
Unë jam pjesë e Sovranit dhe pranoj përgjegjësinë time qytetare për shoqërinë ku jetoj.
Emer Mbiemer_______________________________________________________ firma________________ __________________________