Parimet Themelore

PARIMET THEMELORE TË SOVRANIT

1. Njeriu është themeli i çdo shoqërie

Çdo rend shoqëror, juridik dhe politik ka në qendër njeriun. Dinjiteti, liria dhe përgjegjësia e tij janë burimi mbi të cilin ndërtohet çdo institucion.

2. Sovraniteti buron nga qytetari

Çdo funksion publike është një përgjegjësi e përkohshme e marrë në mirëbesim nga qytetarët.. Asnjë institucion dhe asnjë funksionar publik nuk është burim i pushtetit; ata janë vetëm shërbyes publike.

3. Pushteti është shërbim jo privilegj

Detyrat administrative janë shërbim dhe detyrim për të dhënë llogari, mbajtur përgjegjësi, për te bere me te miren mbi besimin që qytetaret kane dhënë.

4. Sovrani hedh themelet dhe merr pjesë

Sovrani kontrollon dhe merr pjesë në vendimmarrjet e rëndësishme.

Ai përcakton, miraton drejtimet kryesore për perspektivën.

Organizimi dhe zbatimi i përkasin institucioneve

5. Pushteti kërkon gjithmonë kontroll

Çdo pushtet ka nevojë për kufij, transparencë dhe llogaridhënie. Kontrolli i pushtetit nuk është shenjë mosbesimi ndaj shtetit; është mbrojtje e lirisë së qytetarëve.

6. Përfaqësimi është besim, jo pronësi

Mandati publik nuk është pronë personale. Ai është një përgjegjësi e marrë përkohësisht nga Sovrani dhe duhet ushtruar gjithmonë në interes të qytetarëve.

7. Drejtësia dhe barazia janë themelet e bashkëjetesës

Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk duhet të jetë nën mbrojtjen e tij. Drejtësia është kusht për besimin, ndërsa besimi është kusht për një shoqëri të lirë.

8. Komuniteti është zemra e qytetarisë

Përgjegjësia qytetare lind aty ku njerëzit jetojnë së bashku. Komuniteti është vendi ku qytetari mëson bashkëpunimin, respektin dhe pjesëmarrjen.

9. Dija është kusht i lirisë

Një qytetar mund të jetë vërtet Sovran vetëm kur është i lirë dhe i përgjegjshëm të kërkojë të vërtetën, të kuptojë, të gjykojë dhe marrje pjesë me ndërgjegje.

10. E ardhmja është përgjegjësi e çdo brezi

Çdo brez merr një trashëgimi dhe lë një trashëgimi. Përgjegjësia ndaj brezave që vijnë është pjesë e përgjegjësisë së Sovranit ndaj vendit të tij.

Parimi përmbyllës Këto parime nuk janë bere për tu imponuar, por për te sjelle një filozofi që buron nga shekujt.

Material i importuar nga https://levizjasovrani.org/parimet/

← Kthehu te Kryefaqja