PARATHËNIE
Ky libër nuk është shkruar për të bindur askënd.
Nuk është shkruar për te ofruar një program politik, program qeverisjeje, apo një mënyrë te organizimit te shtetit.
As për të mbrojtur një parti, një ideologji apo një interes të caktuar.
Ai është shkruar për të ngritur një pyetje të thjeshtë:
Nëse çdo pushtet buron nga qytetarët, a e ushtrojne vërtet ata këtë sovranitet?
Prej shekujsh është folur për lirinë, drejtësinë, shtetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Janë shkruar kushtetuta, janë ngritur institucione dhe janë ndërtuar sisteme politike.
Megjithatë, pyetja mbetet e njëjtë:
A është qytetari realisht burimi i vërtetë i pushtetit, burimi i legjitimitetit të tij?
Ky libër nuk synon të japë përgjigje përfundimtare.
Ai është një ftesë për reflektim.
Një përpjekje për të parë marrëdhënien midis njeriut, qytetarit, shoqërisë dhe shtetit nga këndvështrimi i përgjegjësisë dhe historisë.
Sepse sovraniteti nuk është vetëm një e drejtë. Ai është, mbi të gjitha, një detyrim.
Në këto faqe nuk do të gjeni receta politike, programe qeverisëse apo modele të hollësishme administrative.
Organizimi i shtetit është detyrë e kushtetutës, e ligjeve dhe e profesionistëve.
Qëllimi i këtij libri është më i thjeshtë dhe njëkohësisht më themelor:
Të rikthejë në qendër të vëmendjes qytetarin si burimin e çdo pushteti dhe si mbajtësin e përgjegjësisë më të madhe ndaj shoqërisë.
Filozofia e Sovranit nuk ndërtohet mbi mosbesimin ndaj institucioneve. Ato janë te nevojshme Filozofia ndërtohet mbi besimin, dhe kulturën, se institucionet janë më të forta kur mbeten gjithmonë të lidhura me vullnetin e qytetarit.
Ky libër nuk kërkon të ndajë njerëzit.
Përkundrazi.
Ai mbështetet në bindjen se liria, drejtësia, dinjiteti dhe përgjegjësia janë vlera që i bashkojnë njerëzit, pavarësisht bindjeve të tyre politike, fetare apo ideologjike.
Ai është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, jo për të thjeshtuar idetë, por për t'i bërë ato të kuptueshme për çdo qytetar.
Sepse filozofia nuk duhet të mbetet vetëm në auditore apo biblioteka.
Ajo duhet të jetë pjesë e jetës së përditshme. Bisedave në familje, ne miqesi dhe në shoqëri.
Filozofia mbi jetën, lirinë, dinjitetin dhe mirëqenien, nuk është terren i filozofëve, as I shkencëtarëve. Me fjalë te
thjeshta cdokush mund ta perkufizoj dhe ta trajtoj në çdo tryeze.
Ne se ky liber do te mund te lexohet edhe pas shume vitesh, ai ja ka arritur qëllimit.
Ai nuk flet për ngjarje të përkohshme, por trajton pyetje që i përkasin çdo brezi:
Çfarë është liria?
Çfarë është përgjegjësia?
Kush është Sovrani?
Dhe si duhet ta ushtrojë ai sovranitetin e tij?
Nëse këto faqe arrijnë të nxisin më shumë pyetje sesa përgjigje, atëherë diçka është arritur.
Sepse çdo ndryshim i qëndrueshëm fillon jo me një urdhër, por me një pyetje.
Dhe çdo shoqëri e lirë fillon me qytetarë që e kuptojnë, se sovraniteti nuk është një privilegj që u është dhënë.
Është një përgjegjësi që marrin dhe që duhet ushtruar çdo ditë.
ZANAFILLA
Zanafilla e idese per nje liber te tille, shkon në mesin e vitit 2020, në fillimet e pandemisë (PlanDemise) kur nisi të merrte formë edhe ideja e Lëvizjes Sovrani. Kur pushteti me propagandë te shfrenuar dhe në mënyrë pothuaj diktatoriale, ndërmori veprime për t’i izoluar qytetarët ne shtepi dhe vaksinuar me detyrim. Ndoshta “ngacmimi”, ka
filluar akoma me heret, ne vitet 2006, me krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit te Vlorës, kur pushteti në mënyrë abuzive dhe jo transparente, mori vendime për ndërtimin e nje parku energjitik me baze nafte, ku ishte edhe TEC e PETROLIFERA, te gjitha keto në kundërshtim me vullnetin e Qytetareve te Vlorës.
Në fillim ideja nuk kishte një filozofi, ishin copa konceptesh të shkëputura, shkrimesh ne media sociale, ne web, takime me njerez që ndanin te njejtat pikëpamje dhe shqetësime.
Libri ishte ende një ide e larget, që filloi të kristalizohej vit pas viti. Shume pyetje të çonin ne pergjigje dhe konkluzione.
Gjatë pothuaj 20 viteve, u zgjerua informacioni mbi kulturën sovraniste në botë dhe traditen shqiptare te kuvendeve.
Një nga pyetjet ishte, përse Zvicra apo edhe te tjera shtete dhe jo ne?
Pse është harruar tradita shqiptare e kuvendeve, e cila ka elemente që nuk i ka asnje popull tjeter?
Përse prej shume kohesh nuk e ushtrojme sovranitetin?
Si mund të informohen dhe organizohen qytetarët,?
Gjatë viteve që pasuan, këto pyetje u bënë pjesë e shumë bisedave dhe diskutimeve me njerez, sidomos ne vitin 2020 e mbrapa. Konsultimi me praktikat dhe filozofite e shume personaliteteve dhe botime në kohë te ndryshme. Shume ide
u qartësuan dhe dalëngadalë filloi të formohej një filozofi, që u pasurua dhe u mbeshtet mbi shume kërkime.
Lëvizja Sovrani dhe ky libër lindën nga i njëjti kërkim:
rikthimi i qytetarit te vetëdija se pushteti buron prej tij, ndersa shteti, administrata vetëm shërben.
Ky libër nuk është historia e një lëvizjeje dhe as programi i saj politik. Ai është përpjekja për të mbledhur, sistemuar dhe çuar më tej një mendim që u zhvillua ndër vite dhe që vazhdon të mbetet i hapur për diskutim.
PARIMET THEMELORE TË SOVRANIT
1. Njeriu është themeli i çdo shoqërie
Çdo rend shoqëror, juridik dhe politik ka në qendër njeriun. Dinjiteti, liria dhe përgjegjësia e tij janë burimi mbi të cilin ndërtohet çdo institucion.
2. Sovraniteti buron nga qytetari
Çdo funksion publike është një përgjegjësi e përkohshme e marrë në mirëbesim nga qytetarët.. Asnjë institucion dhe asnjë funksionar publik nuk është burim i pushtetit; ata janë vetëm shërbyes publike.
3. Pushteti është shërbim jo privilegj
Detyrat administrative janë shërbim dhe detyrim për të dhënë llogari, mbajtur përgjegjësi, për te bere me te miren mbi besimin që qytataret kane dhënë.
4. Sovrani hedh themelet dhe merr pjesë
Sovrani kontrollon dhe merr pjesë ne vendimarrjet e rëndësishme.
Ai
përcakton,
miraton
drejtimet
perspektivën.
kryesore
për
Organizimi dhe zbatimi I përkasin institucioneve
5. Pushteti kërkon gjithmonë kontroll
Çdo pushtet ka nevojë për kufij, transparencë dhe llogaridhënie. Kontrolli i pushtetit nuk është shenjë mosbesimi ndaj shtetit; është mbrojtje e lirisë së qytetarëve.
6. Përfaqësimi është besim, jo pronësi
Mandati publik nuk është pronë personale. Ai është një përgjegjësi e marrë përkohësisht nga Sovrani dhe duhet ushtruar gjithmonë në interes të qytetarëve.
7. Drejtësia dhe barazia janë themelet e bashkëjetesës
Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk duhet të jetë nën mbrojtjen e tij. Drejtësia është kusht për besimin, ndërsa besimi është kusht për një shoqëri të lirë.
8. Komuniteti është zemra e qytetarisë
Përgjegjësia qytetarë lind aty ku njerëzit jetojnë së bashku.
Komuniteti është vendi ku qytetari mëson bashkëpunimin, respektin dhe pjesëmarrjen.
9. Dija është kusht i lirisë
Një qytetar mund të jetë vërtet Sovran vetëm kur është i lirë dhe i përgjegjshëm të kërkojë të vërtetën, të kuptojë, të gjykojë dhe marrje pjesë me ndërgjegje.
10. E ardhmja është përgjegjësi e çdo brezi
Çdo brez merr një trashëgimi dhe lë një trashëgimi.
Përgjegjësia ndaj brezave që vijnë është pjesë e përgjegjësisë së Sovranit ndaj vendit të tij.
Parimi përmbyllës Këto parime nuk janë bere për tu imponuar, por për te sjelle një filozofi që buron nga shekujt
Pjesa I — NGA NJERIU TEK QYTETARI KAPITULLI I NJERIU
Përpara se të ndërtojmë shoqërinë dhe shtetin, duhet të kuptojmë: kush është njeriu?
Çdo shoqëri fillon nga njeriu.
Para institucioneve janë njerëzit që i krijojnë ato.
Para ligjeve janë vlerat mbi të cilat ato ndërtohen.
Prandaj, çdo mendim për pushtetin, drejtësinë dhe organizimin shoqëror duhet të nisë nga pyetja themelore:
Pse është njeriu burimi i çdo autoriteti?
Përgjigjja gjendet tek Krijuesi. Ai e projektoi ate te lirë dhe me dinjitet. Njeriu e krijoi pushtetin, prej momentit që filloj te jetoj në grup, apo komunitet, për t’i shërbyer ne problematika te perbashketa. Pikerisht kjo e ben ate burim dhe bartës te pushtetit krijuar prej tij Njeriu nuk është thjesht një pjesë e një turme.
Ai është një qenie që mendon, zgjedh, krijon dhe mban përgjegjësi për veprimet e veta.
Liria dhe përgjegjësia Liria nuk është vetëm mundësia për të bërë zgjedhje.
Ajo është edhe përgjegjësia për pasojat e këtyre zgjedhjeve.
Një njeri që jeton në një komunitet dhe kërkon vetëm të drejtat e tij, por harron përgjegjësitë ndaj të tjerëve, nuk ndërton liri.
Liria e vërtetë kërkon vetëpërmbajtje, respekt, ndërgjegje dhe pjesëmarrje.
Nga njeriu te qytetari Njeriu lind i lirë dhe me dinjitet.
Por qytetari formohet përmes marrëdhënies me të tjerët.
Kur njeriu kupton se jeta e tij lidhet me familjen, komunitetin dhe shoqërinë, ai kalon nga interesi vetëm personal te përgjegjësia publike.
Këtu fillon rruga drejt Sovranit.
Sepse Sovrani nuk është thjesht ai që ka të drejtë të vendosë.
Sovrani është ai që kupton përgjegjësinë e vendimeve të tij.
"Para se të kërkojë të drejtojë shoqërinë, njeriu duhet të mësojë të drejtojë veten."
KAPITULLI II — NJERIU DHE SHOQËRIA
A mund të jetojë njeriu i vetëm, apo natyra e tij e çon drejt bashkëjetesës?
Njeriu sic shumica e specieve, nuk jeton i shkëputur nga të tjerët.
Që nga hapat e parë të jetës, ai rritet në marrëdhënie me familjen, mëson nga komuniteti dhe zhvillohet brenda shoqërisë.
Prandaj, shoqëria nuk është thjesht një bashkim njerëzish.
Ajo është rrjeti i marrëdhënieve që i jep kuptim bashkëjetesës.
Shoqëria si bashkëpunim Asnjë njeri nuk mund t'i plotësojë vetëm të gjitha nevojat e jetës.
Ne ndërtojmë, prodhojmë, mësojmë dhe krijojmë së bashku.
Bashkëpunimi nuk është shenjë dobësie.
Ai është një nga arsyet që qytetërimet kanë përparuar.
Sa më i madh të jetë besimi dhe bashkpunimi mes njerëzve, aq më e fortë bëhet shoqëria.
Shoqëria dhe përgjegjësia Shoqëria nuk mbahet vetëm nga ligjet.
Ajo mbahet edhe nga përgjegjësia që njerëzit ndiejnë ndaj njëri-tjetrit.
Respekti, fjala e dhënë, besa, ndihma dhe ndershmëria nuk mund të imponohen plotësisht nga ligji.
Ato lindin nga karakteri i njerëzve.
Kur këto vlera dobësohen, dobësohet edhe vetë shoqëria.
Shoqëria dhe liria Një shoqëri e lirë nuk është ajo ku secili mendon vetëm për veten.
Ajo është një shoqëri ku njerëzit gjejnë ekuilibrin midis lirisë personale dhe përgjegjësisë ndaj të tjerëve.
Liria pa përgjegjësi dhe kulture krijon konflikte te panevojshme.
Përgjegjësia pa liri krijon nënshtrim.
Shoqëria ka nevojë për të dyja.
Nga shoqëria te qytetaria Brenda shoqërisë, njeriu mëson se nuk është vetëm përfitues.
Ai është edhe kontribues.
Ky është hapi që e çon drejt qytetarisë.
Qytetari nuk lind.
Ai formohet në familje dhe me pas në shoqëri.
"Shoqëria nuk ndërtohet nga njerëz që jetojnë pranë njëri-tjetrit, por nga njerëz që mbajnë përgjegjësi për njëri-tjetrin."
PJESA II — NGA QYTETARI TEK SOVRANI KAPITULLI III QYTETARI
Kur njeriu bëhet qytetar, çfarë përgjegjësie lind ?
Njeriu lind si individ.
Por ai bëhet qytetar kur kupton se jeta e tij nuk ekziston e shkëputur nga të tjerët.
Qytetaria është kalimi nga "unë" te "ne".
Ajo nuk është vetëm të jetosh në një vend apo të kesh të drejta të përcaktuara nga ligji.
Është ndërgjegjësimi se çdo njeri është pjesë e një bashkësie dhe ka përgjegjësi ndaj saj.
Qytetari dhe liria Qytetari i lirë nuk është ai që kërkon vetëm të drejtat e veta.
Është ai që kupton, se liria ka kuptim vetëm kur respekton lirinë e të tjerëve.
Një shoqëri e lirë nuk ndërtohet nga njerëz që presin gjithçka nga të tjerët, por nga njerëz që marrin pjesë dhe mbajnë përgjegjësi.
Qytetari dhe komuniteti Qytetari nuk fillon me shtetin.
Ai fillon aty ku njerëzit jetojnë së bashku: në familje, lagje, fshat dhe qytet.
Aty lind bashkëpunimi, besimi dhe ndjenja e përgjegjësisë së përbashkët.
Një qytetar që kujdeset vetëm për interesin personal dobëson komunitetin ku bën pjesë.
Qytetari dhe Sovrani Sovrani nuk është një turmë njerëzish që mblidhen vetëm në ditën e zgjedhjeve.
Sovrani është bashkësia e qytetarëve që kuptojnë përgjegjësinë e tyre.
Ata zgjedhin, kontrollojnë, kërkojnë llogari dhe marrin pjesë në vendimet që ndikojnë jetën e tyre.
Qytetaria si përgjegjësi Të jesh qytetar do të thotë të mos jesh vetëm përfitues i shoqërisë.
Do të thotë të kontribuosh në të.
Një shoqëri nuk ndryshon vetëm nga institucionet.
Ajo ndryshon kur qytetarët marrin përgjegjësi për vendin ku jetojnë.
"Pa qytetarë të përgjegjshëm nuk mund të ketë Sovran; ka vetëm njerëz që presin të drejtohen."
KAPITULLI IV — KOMUNITETI
Ku fillon organizimi i vërtetë i një shoqerie te lirë?
Ajo fillon aty ku njerezit vendosin te flasin ne tavoline, ne kuvend.
Komuniteti është hapësira e parë ku qytetari meson te bashkëpunojë me te tjeret, te diskutoje dhe marrë përgjegjësi për çështjet që prekin jetën e perditshme.
Për te pasur shtetin e duhur, duhen komunitete te organizuara. Një problem i perbashket nuk zgjidhet nga individi. Ai kerkon bashkëpunim.
Familja, lagjja, fshati, qyteti dhe vendi i punës janë hapësirat ku njerëzit mësojnë të bashkëjetojnë, të bashkëpunojnë dhe të marrin përgjegjësi.
Komuniteti është ura që lidh qytetarin me shoqërinë.
Komuniteti si shkolla e qytetarisë Askush nuk bëhet qytetar i përgjegjshëm vetëm duke njohur ligjet.
Qytetaria mësohet duke jetuar me të tjerët.
Në komunitet njeriu mëson të dëgjojë, të respektojë mendimin ndryshe, të bashkëpunojë dhe të kërkojë zgjidhje për problemet e përbashkëta.
Përgjegjësia e përbashkët Një komunitet nuk ndërtohet mbi pyetjen:
"Çfarë fitoj unë?"
Ai ndërtohet mbi pyetjen:
"Çfarë mund të bëjmë së bashku?"
Kur njerëzit ndihen përgjegjës për vendin ku jetojnë, lind besimi.
Kur secili pret që të veprojë vetëm tjetri, komuniteti dobësohet.
Diversiteti si pasuri Njerëzit nuk mendojnë njësoj.
Ata kanë përvoja, profesione dhe bindje të ndryshme.
Kjo nuk është dobësi.
Është pasuria më e madhe e një komuniteti.
Pikërisht nga ky shumëllojshmëri lind mundësia për të gjetur zgjidhje më të mira.
Nga komuniteti te Sovrani Sovrani nuk fillon në institucionet qendrore.
Ai fillon aty ku qytetarët mësojnë të dëgjojnë njëri-tjetrin, të diskutojnë dhe të marrin vendime për çështjet që i prekin.
Sa më i fortë komuniteti, aq më i fortë bëhet edhe Sovrani.
"Një komb i fortë ndërtohet se pari nga komunitete të forta, që si pasoje krijon institucione të drejta."
PJESA III — KAPITULLI V SOVRANI NËPËR SHEKUJ
Nga bashkësia njerëzore te qytetari i shekullit XXI Përpara se të ekzistonte fjala “Sovran”
Përpara shtetit, përpara kushtetutave dhe përpara se filozofët të përpiqeshin të përcaktonin se kujt i përket pushteti, njeriu jetonte në bashkësi.
Dhe bashkësia duhej të merrte vendime.
Ku do të vendosej?
Si do të përdorej toka?
Si do të mbrohej?
Si do të zgjidhej një konflikt?
Çfarë do të bëhej kur një çështje prekte të gjithë?
Përgjigjet ndryshonin nga një popull te tjetri. Diku vendoste prijësi. Diku këshilli i pleqve. Diku një grup familjesh. Diku mblidhej një pjesë më e gjerë e bashkësisë.
Nuk mund t'i quajmë të gjitha këto demokraci.
Por brenda shumë prej tyre gjendet një ide shumë më e vjetër se vetë demokracia moderne:
kur një çështje i përket bashkësisë, bashkësia kërkon të bëhet zëri i saj.
Ndoshta këtu duhet kërkuar zanafilla më e hershme e Sovranit.
Jo te fjala.
Te nevoja.
Kuvendi si përvojë njerëzore Kuvendimi nuk i përket vetëm një populli apo një qytetërimi.
Në Greqinë e lashtë, qytetarët e Athinës mblidheshin në asamble dhe merrnin drejtpërdrejt vendime për çështjet e qytetit. Ajo demokraci ishte shumë e kufizuar sipas standardeve të sotme, sepse një pjesë e madhe e popullsisë ishte e përjashtuar nga vendimmarrja.
Në Indinë e lashtë ekzistuan bashkësi dhe republika të hershme me forma kolegjiale të vendimmarrjes.
Në Europën veriore, tradita e Thing-ut mblidhte njerëzit për çështje të ligjit, konfliktit dhe jetës së përbashkët. Nga kjo traditë lindi edhe Alþingi Islandez.
Në Amerikën e Veriut, Haudenosaunee zhvilluan një sistem konfederal ku këshilli, konsensusi, autonomia e bashkësive dhe përgjegjësia e udhëheqësve kishin një rol të rëndësishëm.
Në kultura të tjera të Afrikës, Azisë, Amerikave dhe Oqeanisë gjejmë gjithashtu forma këshillimi, kuvendimi dhe vetëorganizimi të komunitetit.
Ato nuk ishin të njëjta.
Nuk kishin të njëjtat të drejta.
Nuk përfshinin gjithmonë të gjithë.
Por shfaqja e tyre në shoqëri kaq të largëta nga njëra-tjetra na kujton diçka:
Kuvendi nuk duket si shpikje e një populli. Ai shfaqet vazhdimisht si një përgjigje njerëzore ndaj nevojës për të jetuar dhe vendosur së bashku. Pra duket se është pjesë e vete ekzistencës se species.
Kur pushteti largohet nga bashkësia Me rritjen e shoqërive ndryshoi edhe pushteti.
U krijuan mbretëri.
Perandori.
Aristokraci.
Struktura fetare dhe ushtarake.
Administrata gjithnjë e më të mëdha.
Vendimi filloi të largohej nga bashkësia.
Për një pjesë të historisë, shumica e njerëzve nuk vendoste se si duhej të qeverisej.
Ata ishin të qeverisurit.
Pushteti përqendrohej te mbreti, perandori, aristokracia ose një grup i vogël njerëzish.
Sa më i madh bëhej shteti, aq më e madhe bëhej edhe distanca ndërmjet njeriut dhe vendimit.
Lindja e sovranitetit modern Në Europën e shekujve XVI dhe XVII filloi të formulohej koncepti modern i sovranitetit.
Pyetja fillestare ishte:
Kush e ka autoritetin më të lartë?
Jean Bodin e lidhi sovranitetin me pushtetin suprem të shtetit.
Pra Sovrani ende nuk ishte domosdoshmërisht populli.
Kështu lindi një paradoks historik:
u formulua sovraniteti, por Sovrani ende nuk ishte qytetari.
Me kalimin e kohës pyetja ndryshoi.
Nuk mjaftonte më:
Kush sundon?
Duhej pyetur:
Nga buron e drejta e tij për të sunduar?
Locke e lidhi pushtetin me pëlqimin e të qeverisurve dhe me mbrojtjen e të drejtave.
Rousseau e vendosi sovranitetin te këmbënguli se ai nuk mund të tjetërsohej.
populli
dhe
Këtu ndodhi një ndryshim themelor:
Populli nuk ishte më objekt i pushtetit. Por bëhej burimi i tij.
Kur populli shpallet Sovran Revolucioni Amerikan dhe Revolucioni Francez e kthyen këtë debat filozofik në një ndryshim politik të jashtëzakonshëm.
Legjitimiteti nuk duhej të zbriste më nga monarku te populli.
Ai duhej të ngrihej nga populli drejt institucioneve.
Por shpallja e popullit Sovran nuk i bëri menjëherë të gjithë qytetarët të barabartë.
E drejta e votës ishte e kufizuar.
Gratë mbetën për një kohë të gjatë jashtë vendimmarrjes politike.
Në shumë vende vota lidhej me pronën, pasurinë, racën apo statusin shoqëror.
U deshën breza të tërë që e drejta politike të zgjerohej.
Sovraniteti popullor ishte fituar si parim.
Por ende duhej fituar si realitet.
Sovrani dhe përfaqësuesi Shtetet moderne sollën një problem praktik.
Miliona qytetarë nuk mund të mblidheshin në të njëjtin shesh për të diskutuar çdo ligj, çdo buxhet dhe çdo vendim.
Demokracia përfaqësuese dha përgjigjen.
Qytetari zgjedh.
administrojnë.
Përfaqësuesi
vendos.
Institucionet
Pa këtë ndarje, shteti modern vështirë se mund të funksiononte.
Por zgjidhja krijoi njëkohësisht një problem të ri:
distancën ndërmjet Sovranit përditshëm të pushtetit.
dhe
ushtrimit
të
Qytetari mbeti burimi i pushtetit, por pjesën më të madhe të tij e ushtronte përmes të tjerëve.
Dhe kështu lindi një pyetje që vazhdon edhe sot:
Kur Sovrani delegon pushtetin, sa prej tij duhet të mbajë në duart e veta?
Shekulli i ngritjeve dhe rrëzimeve Shekulli XX tregoi se sovraniteti popullor nuk është një fitore e pakthyeshme.
Në shumë vende u zgjerua e drejta e votës.
U forcuan parlamentet.
U njohën të drejta gjithnjë e më të gjera.
Por po në atë shekull u ngritën fashizmi, nazizmi, regjimet komuniste autoritare dhe diktatura të tjera.
Në disa prej tyre populli vazhdonte të quhej Sovran.
Kushtetutat mund ta shpallnin të tillë.
Mund të ekzistonin edhe zgjedhje dhe institucione.
Por pushteti real ndodhej diku tjetër.
Kjo na mësoi një nga dallimet më të rëndësishme:
Sovraniteti i shkruar nuk është domosdoshmërisht sovranitet i ushtruar.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe në valët demokratizuese të dekadave pasuese, demokracia u zgjerua përsëri.
Ranë diktatura.
U zgjeruan të drejtat politike.
U ndërtuan institucione kushtetuese.
Por historia tregoi përsëri se asnjë fitore demokratike nuk duhet konsideruar e përhershme.
Çfarë e largon Sovranin nga pushteti?
Kundërshtari i Sovranit nuk ka pasur gjithmonë të njëjtin emër.
Dikur ishte monarku absolut, aristokracia, diktatori. Diku tjeter partia-shtet.
Në shoqëritë moderne largimi i qytetarit nga pushteti mund të ndodhë edhe pa u shfaqur një diktator.
Mund të vijë nga kapja e institucioneve nga korrupsioni.
Nga përqendrimi i pushtetit politik dhe ekonomik.
Nga kontrolli ose manipulimi i informacionit.
Nga dobësimi i institucioneve të pavarura.
Por ekziston edhe një forcë tjetër që mund ta dobësojë Sovranin:
vetë tërheqja e qytetarit.
Kur qytetari nuk informohet, nuk merr pjesë, nuk kontrollon, nuk kërkon llogari.
Kur mendon se detyra e tij përfundon pasi hedh votën në kuti.
Institucionet, partitë, parlamentet dhe administrata nuk janë në vetvete kundërshtarë të Sovranit.
Në një demokraci ato janë mjete që vene në zbatim vullnetin e tij.
Problemi fillon kur:
Marresit ne besim te një posti publik, harrojne apo injorojnë faktin, se nga kush e kanë marrë pushtetin dhe fillojnë të sillen sikur janë burimi i tij.
Shekulli XXI – një paradoks Në dekadat e para të shekullit XXI, demokracia është përballur përsëri me vështirësi.
Në shumë vende janë dobësuar institucione demokratike, liria e medias, pavarësia e institucioneve dhe besimi i qytetarëve te sistemi politik.
Por në të njëjtën kohë ka ndodhur diçka që nuk kishte ekzistuar në asnjë periudhë tjetër të historisë.
Qytetari ka fituar mjete të jashtëzakonshme komunikimi.
Një njeri mund t'u flasë mijëra të tjerëve.
Një komunitet mund të organizohet brenda pak orësh.
Qytetarë që ndodhen mijëra kilometra larg mund të marrin pjesë në të njëjtin diskutim.
Një propozim mund të publikohet, diskutohet dhe kundërshtohet pothuajse menjëherë.
Teknologjia nuk është vetvetiu demokraci.
Ajo mund të përdoret edhe për manipulim, dezinformim, mbikëqyrje dhe përçarje.
Por ajo ka ndryshuar një nga pengesat historike të pjesëmarrjes:
distancën.
A po krijohet mundësia për rikthimin e Sovranit?
Miliona qytetarë nuk mund të mblidhen fizikisht në një shesh.
Por sot ata mund të informohen, konsultohen, diskutojnë, propozojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre në mënyra që brezat e mëparshëm nuk mund t'i imagjinonin.
Kjo nuk e bën të panevojshëm shtetin. Nuk e bën të panevojshëm parlamentin.
Nuk e bën të panevojshme qeverinë, administratën apo ekspertizën profesionale.
Përkundrazi.
Shoqëria moderne është tepër komplekse administruar drejtpërdrejt nga miliona qytetarë.
për
t'u
Por administrimi i shtetit dhe sovraniteti mbi shtetin nuk janë e njëjta gjë.
Këtu mund të lindë një ekuilibër i ri:
përfaqësim, por edhe pjesëmarrje;
delegim, por edhe kontroll;
zgjedhje, por edhe referendum;
qeverisjeje, por edhe iniciativë qytetarë;
institucione, por edhe kuvendim;
pushtet i deleguar, por jo sovranitet i dorëzuar.
post publik, por dhe revokim në rast humbje besimi
Sovrani nuk administron Këtu duhet bërë një dallim themelor.
Rikthimi i Sovranit pranë vendimit nuk do të thotë që qytetari duhet të marrë përsipër administrimin e shtetit.
Sovrani nuk ndërton rrugë. Nuk harton çdo projekt. Nuk drejton çdo institucion. Nuk merr çdo vendim teknik.
Për këtë ekzistojnë profesionistët, administrata dhe institucionet.
Detyra e Sovranit është tjetër.
Ai përcakton drejtimin.
Delegon. Vëzhgon. Kontrollon. Kërkon llogari.
Propozon kur institucionet nuk e bëjnë.
Vendos drejtpërdrejt për çështjet që kërkojnë vullnetin e tij.
Dhe, kur besimi është cenuar, e tërheq apo e revokon atë.
Nga përvoja njerëzore te rruga jonë Në këtë histori universale, çdo popull ka përvojën e vet.
Edhe shqiptarët.
Në kulturën tonë gjendet një traditë e vjetër e bashkësisë që mblidhet, kuvendon dhe merr përgjegjësi për çështjet e veta.
Gjurmët e saj do t'i kërkojmë te Kanuni i Lekë Dukagjinit, Pleqësitë dhe Kuvendet.
Më pas do të shohim një përvojë tjetër.
Zvicra na tregon se pjesëmarrja qytetarë nuk është e dënuar të mbetet kujtim i bashkësive të vogla. Ajo mund të institucionalizohet dhe të bashkëjetojë me shtetin modern.
Por as Kanuni dhe as Zvicra nuk janë modeli që kërkojmë të kopjojmë.
Njëri na jep një rrënjë. Tjetri një përvojë.
Pyetja jonë është tjetër:
Çfarë mund të ndërtojmë ne, në Shqipërinë e shekullit XXI, duke marrë nga historia përvojën, nga demokracia instrumentet dhe nga teknologjia mundësitë që brezat e mëparshëm nuk i kishin?
Kjo pyetje do të na çojë, hap pas hapi, te Kuvendet e Sovranit.
Sovrani mund ta delegojë ushtrimin e pushtetit.
Por nuk mund të delegojë burimin e tij.
KAPITULLI VI — KANUNI I LEKË DUKAGJINIT
Pleqësitë dhe Kuvendet Tradita shqiptare e vetëorganizimit Përpara shtetit modern, përpara administratës që arrinte në çdo territor dhe përpara institucioneve që njohim sot, bashkësitë shqiptare duhej të gjenin vetë mënyra për të rregulluar një pjesë të jetës së tyre.
Duhej të zgjidhnin mosmarrëveshjet, të mbronin pronën dhe bashkësinë, të përcaktonin përgjegjësite.
Dhe mbi të gjitha, duhej të merrnin vendime për çështjet që preknin të gjithë komunitetin.
Një pjesë e kësaj kulture u ruajt në të drejtën zakonore dhe u përcoll më vonë në formën qe njohim, por zanafillen e ka shume kohe me pare, shume me pare se te njihej si Kanuni i Lekë Dukagjinit që mori forem te rregull dhe funksionale ne shekullin e XV. Por Vetem ne fillim te shekullit te kaluar, keto rregulla dhe zakone u permblodhen nga Shtjefen Gjecovi ne nje lidhje libri me emrin Kanuni i Lek Dukagjinit, pasi per shekuj ka qene nje tradite qe kanonte brez pas brezi si kulture popullore e bashkjeteses. Si per ironi te fatit, apo me qellim, Gjecovi u vra ne nje attentat ne 18 Tetor 1929. Cfare ai permblodhi ne liber, ishte pjese e kultures sovraniste, te cilen forca te caktuara nuk e deshironin dhe ende nuk e duan dhe sot
Kanuni i përket një kohe dhe një organizimi shoqëror shumë të ndryshëm nga i sotmi.
Prandaj nuk na intereson këtu si model juridik për shoqërinë moderne.
Na intereson një element tjetër:
aftësia e bashkësisë për t'u mbledhur, për të kuvenduar dhe për të marrë përgjegjësi për çështjet e veta.
Këtu gjenden rrënjët që kërkojmë. Ky është realiteti që duhet te marrim në analizë dhe ngremë pyetje:
Perse nuk po ulemi me, te kuvendojme si dikur për çështje që na shqetësojnë?
Pleqësia – autoritet pa pushtet shtetëror Në një shoqëri ku institucionet shtetërore ishin të largëta ose mungonin, bashkësia kishte nevojë për njerëz që gëzonin besimin e saj.
Pleqtë ndërmjetësonin në mosmarrëveshje, këshillonin dhe merrnin pjesë në zgjidhjen e çështjeve që kërkonin gjykim dhe përvojë.
Autoriteti i tyre nuk buronte nga një mandat shtetëror.
Ai mbështetej te përvoja, njohja nga bashkësia dhe besimi që fjala e tyre kishte krijuar.
Kjo na sjell te një dallim i rëndësishëm:
autoriteti nuk është domosdoshmërisht pushtet.
Një njeri mund të ketë autoritet sepse të tjerët i besojnë gjykimit të tij, pa pasur pushtetin për t'i sunduar ata.
Pleqësia i përkiste një strukture patriarkale dhe një kohe tjetër.
Por parimi i autoritetit që lind nga besimi dhe jo vetëm nga funksioni mbetet i vlefshëm.
Kuvendi – kur bashkësia merr fjalën Nëse Pleqësia mishëronte përvojën dhe ndërmjetësimin, Kuvendi ishte hapësira ku bashkësia merrte fjalën.
Kur një çështje prekte më shumë se një individ apo familje, ajo mund të bëhej çështje e komunitetit.
Njerëzit mblidheshin.
Dëgjonin, kuvendonin dhe kërkonin një vendim.
Kuvendi tradicional shqiptar nuk ishte parlament dhe nuk duhet ta paraqesim si demokraci moderne.
Por brenda tij ekzistonte një parim që ka rëndësi edhe sot:
Për çështjet që i përkasin bashkësisë, bashkësia duhet të ketë zë.
Ky është elementi që na intereson.
Me shume se sa forma na intereson fryma e tij.
Fjala si përgjegjësi Në kulturën tradicionale shqiptare fjala kishte peshë.
Ajo nuk ishte vetëm shprehje e mendimit.
Fjala krijonte përgjegjësi.
Premtimi, dëshmia, marrëveshja dhe besa mbështeteshin mbi idenë se njeriu duhej të qëndronte pas asaj që kishte thënë.
Kjo kulturë e fjalës ka një domethënie të veçantë për Kuvendin.
Sepse liria për të folur nuk mjafton.
Duhet edhe përgjegjësia për atë që thuhet.
Një Kuvend ku fjala përdoret për të mashtruar, për të fyer apo për të imponuar humbet kuptimin e tij.
Kuvendi fiton vlerë kur fjala shoqërohet me përgjegjësi.
Besa dhe besimi Besa. Është një nga konceptet më të njohura të kulturës zakonore shqiptare.
Por përtej kuptimeve të saj historike, ajo na çon te një element themelor i çdo bashkësie:
Besimi. Asnjë komunitet nuk mund të funksionojë vetëm me rregulla.
Njerëzit duhet të kenë një minimum besimi se fjala do të respektohet, marrëveshja do të mbahet dhe përgjegjësia do të pranohet.
Ligji mund ta detyrojë njeriun të zbatojë një rregull.
Besimi e bën të mundur që njerëzit të bashkëpunojnë edhe përpara se të ndërhyjë ligji.
Pikërisht këtu tradita e besës takohet me një problem shumë modern:
si ndërtohet besimi ndërmjet qytetarëve?
Nga familja te bashkësia Organizimi tradicional shqiptar ndërtohej nga njësitë më të vogla drejt atyre më të mëdha.
Familja kishte një rol themelor.
Mbi të ndërtoheshin lidhje më të gjera të farefisnisë dhe të bashkësisë.
Çështjet që nuk mund të zgjidheshin në rrethin më të vogël kalonin në një rreth më të gjerë.
Ne nuk kemi arsye të rikrijojmë sot strukturën shoqërore mbi të cilën funksiononte Kanuni.
Por mënyra e lëvizjes së çështjes përmban një ide interesante:
Ajo që mund të zgjidhej në familje, skishte pse zgjidhej ne lagje apo mehalle dhe kjo e fundit për analogji skishte pse zgjidhej ne fshat. Pra kishte perpjekje që vendimmarrja behej sa me afer problemit te krijuar.
Kjo është një ide që do ta takojmë përsëri, në një formë krejt moderne, kur të shohim përvojën zvicerane.
Vendimi dhe bashkësia Kuvendi nuk kishte kuptim vetëm sepse njerëzit flisnin.
Në fund duhej të ekzistonte një përfundim.
Vendimi merrte peshë sepse ishte rezultat i një procesi që bashkësia e njihte dhe e pranonte.
Kjo krijonte edhe përgjegjësi.
Njeriu nuk ishte vetëm individ që kërkonte të drejtën e tij.
Ai ishte pjesë e një bashkësie dhe duhej të merrte parasysh edhe pasojat e veprimeve të veta mbi të tjerët.
Këtu gjendet një nga mësimet që mund të ruajmë:
e drejta dhe përgjegjësia duhet të ecin së bashku.
Kufijtë e Kanunit Të kërkosh vlera në një traditë nuk do të thotë ta idealizosh atë.
Kanuni përmban norma që i përkasin një shoqërie patriarkale dhe që bien ndesh me parimet moderne të barazisë, të drejtave individuale, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut.
Hakmarrja dhe gjakmarrja, pabarazitë gjinore dhe kufizime të tjera nuk mund të jenë pjesë e një filozofie moderne të Sovranit.
Prandaj qëllimi ynë nuk është:
të rikthejmë Kanunin.
Qëllimi është:
të kuptojmë çfarë mund të mësojmë nga kultura e kuvendimit që ekzistonte brenda tij.
Një shoqëri e pjekur nuk ka nevojë as ta adhurojë të kaluarën dhe as ta mohojë atë.
Duhet ta kuptojë.
Çfarë ruajmë?
Nuk ruajmë normat e një kohe tjetër.
Ruajmë disa pyetje që mbeten të gjalla:
Si dëgjohet komuniteti? Si ndërtohet besimi? Si bëhet fjala përgjegjësi?
Si ndërmjetësohet një konflikt përpara se të shndërrohet në përplasje?
Si merr pjesë bashkësia në çështjet që e prekin?
Dhe mbi të gjitha:
Si mund të organizohet një komunitet pa ia dorëzuar çdo përgjegjësi dikujt tjetër?
Këto pyetje nuk i përkasin vetëm Kanunit.
Ato janë pyetje të çdo shoqërie, në çdo kohe.
Nga rrënja shqiptare te përvoja moderne Kanuni na tregon se kultura e kuvendit nuk është një koncept i huaj për shqiptarët.
Por ai nuk mund të na tregojë se si duhet të funksionojë demokracia e shekullit XXI.
Për këtë duhet të shohim më tej.
Duhet të shohim nëse një kulturë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë mund të mbijetojë brenda një shteti modern, me kushtetutë, parlament, qeveri, gjykata dhe administratë.
Dhe këtu bëhet veçanërisht interesante përvoja e një vendi europian që, në mënyrën e vet, ka ruajtur lidhjen ndërmjet qytetarit dhe vendimmarrjes:
Zvicra.
Nga Kanuni nuk marrim rregullat e së kaluarës.
Marrim kujtesën se shqiptari ka ditur të ulet në Kuvend dhe ta konsiderojë çështjen e bashkësisë edhe si përgjegjësi të vetën.
KAPITULLI VII — KULTURA ZVICERANE E KUVENDEVE
Nga Kuvendi te Demokracia e Drejtpërdrejtë Kur qytetari nuk ia dorëzon të gjithë pushtetin përfaqësuesit Historia e demokracisë nuk është vetëm historia e parlamenteve.
Është edhe historia e përpjekjes së qytetarit për të ruajtur një pjesë të vendimmarrjes në duart e veta.
Zvicra përbën një nga shembujt më të qëndrueshëm të kësaj kulture.
Ajo nuk ndërtoi një sistem ku qytetari zëvendëson institucionet.
Ndërtoi një sistem ku institucionet ekzistojnë, por qytetari ruan mjete me të cilat mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në vendimmarrje.
Këtu qëndron rëndësia e përvojës zvicerane për filozofinë e Sovranit.
Qytetari delegon pushtet, por nuk heq dorë nga sovraniteti.
Landsgemeinde – qytetarët përballë njëri-tjetrit Një nga shprehjet më të dukshme të traditës zvicerane të kuvendit është Landsgemeinde.
Qytetarët mblidhen fizikisht në një hapësirë publike, diskutojnë çështjet dhe votojnë.
Pamja është e thjeshtë.
Nuk ka distancën që zakonisht ekziston ndërmjet qytetarit dhe sallave të mëdha të pushtetit.
Qytetari është aty.
Vendimi është përpara tij.
Dhe përgjegjësia për të marrë qëndrim është gjithashtu e tij.
Landsgemeinde nuk është sot mënyra e zakonshme e vendimmarrjes në të gjithë Zvicrën. Ajo ka mbijetuar në disa kantone.
Por rëndësia e saj është më e madhe se shtrirja territoriale.
Ajo ruan një ide të vjetër:
Për disa vendime, qytetari nuk ka pse të flasë vetëm përmes përfaqësuesit. Mund të flasë vetë.
Nga sheshi te institucioni Rëndësia e përvojës zvicerane nuk qëndron vetëm te ruajtja e një tradite të vjetër.
Më e rëndësishme është mënyra se si fryma e pjesëmarrjes u përshtat me shtetin modern.
Shoqëria u zgjerua.
Problemet u bënë më komplekse.
Administrata u zhvillua.
U krijuan parlamentet dhe institucionet moderne.
Por pjesëmarrja e qytetarit nuk u zhduk.
Ajo mori forma të reja.
Kuvendi fizik nuk mund të mblidhte më gjithë kombin në një shesh.
Por parimi mund të vazhdonte të jetonte përmes mekanizmave të tjerë.
Kështu demokracia e drejtpërdrejtë u bë pjesë e sistemit institucional.
Referendumi – qytetari ruan të drejtën të thotë “jo”
Parlamenti mund të miratojë një ligj.
Por në sistemin zviceran, në raste të përcaktuara, qytetarët mund të kërkojnë që vendimi t'i nënshtrohet votës popullore.
Kjo ndryshon përfaqësuesit.
marrëdhënien
midis
qytetarit
dhe
Përfaqësuesi ka mandat të vendosë.
Por mandati i tij nuk është i pakufizuar.
Pas tij qëndron gjithmonë mundësia që Sovrani të kërkojë rishikim.
Referendumi, në këtë kuptim, nuk është vetëm instrument votimi.
Ai është edhe instrument kontrolli, por dhe revokimi Vetë ekzistenca e tij i kujton pushtetit se çdo vendim mund të rikthehet te qytetari.
Iniciativa – qytetari nuk thotë vetëm “po” ose “jo”
Por demokracia e drejtpërdrejtë shkon edhe më tej.
Qytetari nuk është i detyruar vetëm të reagojë ndaj asaj që prodhon pushteti.
Ai mund të marrë iniciativë.
Në sistemin federal zviceran, qytetarët mund të nisin një iniciativë popullore për ndryshimin e Kushtetutës, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Këtu ndryshon roli i qytetarit. Ai nuk është më vetëm votues. Ai bëhet edhe propozues.
Kjo është një ide themelore për filozofinë e Sovranit:
Sovrani nuk duhet të ketë vetëm të drejtën të zgjedhë mes alternativave që i paraqesin të tjerët. Ai duhet të ruajë të drejtën për të ngritur vetë çështjen.
Nga konflikti te kompromisi Demokracia e drejtpërdrejtë nuk do të thotë që çdo mosmarrëveshje zgjidhet thjesht duke numëruar votat.
Përvoja zvicerane ka zhvilluar edhe një kulturë të kompromisit.
Kur një iniciativë qytetarë ngre një problem real, institucionet mund të përgjigjen edhe me një kundërpropozim.
Kështu krijohet një proces interesant.
Qytetari ushtron presion nga poshtë.
Institucionet përgjigjen.
Propozimet përballen.
Dhe në fund Sovrani vendos.
Demokracia bëhet kështu jo vetëm mekanizëm votimi, por proces komunikimi midis qytetarit dhe institucioneve.
Nga komuna te kantoni dhe Konfederata Një tjetër veçori e rëndësishme e kulturës zvicerane është afërsia e vendimmarrjes me qytetarin.
Komuna. Kantoni. Konfederata.
Jo çdo problem duhet të ngjitet menjëherë në nivelin më të lartë.
Çështjet që mund të zgjidhen pranë qytetarit kanë arsye të qëndrojnë pranë tij.
Kjo krijon jo vetëm decentralizim, por dhe përgjegjësi.
Sepse sa më pranë të jetë vendimi, aq më lehtë qytetari mund ta kuptojë, ta diskutojë dhe ta kontrollojë.
Demokracia si proces i vazhdueshëm Një nga mësimet më interesante të përvojës zvicerane është se demokracia nuk përfundon me zgjedhjet.
Qytetari zgjedh përfaqësuesit.
Por vazhdon të jetë qytetar edhe ditën pas zgjedhjeve.
Ai mund të thirret përsëri për të vendosur mbi çështje konkrete.
Mund të mbështesë një iniciativë.
Mund të kërkojë referendum.
Mund të marrë pjesë në jetën politike të komunës ose kantonit të tij.
Kjo krijon një marrëdhënie tjetër me pushtetin.
Vota nuk është dorëzimi i sovranitetit për disa vite.
Është vetëm një nga mënyrat e ushtrimit të tij.
Zvicra nuk është një model për t'u kopjuar pikë për pikë Zvicra është produkt i historisë së saj, i kantoneve të saj, i kulturave dhe gjuhëve të ndryshme, i institucioneve dhe i një zhvillimi të gjatë politik.
Një model i tillë nuk mund të merret dhe të vendoset mekanikisht në një shoqëri tjetër.
Shqipëria duhet të ndërtojë institucionet e veta mbi historinë, kulturën dhe nevojat e qytetarëve të saj.
Por përvoja rëndësishme:
zvicerane
provon
diçka
shumë
të
demokracia drejtpërdrejtë kundërshtare.
përfaqësuese dhe demokracia e nuk janë domosdoshmërisht
Ato mund të plotësojnë njëra-tjetrën.
Parlamenti duhet të ekzistojë. Qeveria duhet të qeverisë.
Institucionet duhet të funksionojnë.
Dhe Sovrani mund të ruajë të drejtën për të ndërhyrë drejtpërdrejt kur e gjykon të nevojshme.
Referendumi dhe iniciativa popullore Demokracia e drejtpërdrejtë zvicerane i jep qytetarit dy mjete të ndryshme për të ndërhyrë në vendimmarrjen politike: referendumin fakultativ dhe iniciativën popullore.
Referendumi fakultativ është kryesisht një mjet kontrolli.
Parlamenti ka marrë një vendim ose ka miratuar një ligj, por qytetarët mund të kërkojnë që fjala përfundimtare t'i kalojë popullit. Në nivel federal kërkohen 50,000 firma brenda 100 ditëve.
Iniciativa popullore funksionon në drejtimin e kundërt.
Këtu çështja nuk nis nga Parlamenti, por nga vetë qytetarët.
Në nivel federal, 100,000 qytetarë me të drejtë vote, duke mbledhur firmat brenda 18 muajve, mund të propozojnë ndryshimin e Kushtetutës dhe ta çojnë çështjen drejt votës popullore.
Pra, të dy instrumentet shprehin dy fuqi të ndryshme të Sovranit.
Me referendumin, qytetari thotë:
“Për këtë që keni vendosur ju, dua ta rishikoj.
Me iniciativën popullore thotë:
“Këtë çështje po e bej vet vendimmarrjen.”
Njëri është frena e Sovranit ndaj pushtetit.
Tjetri është fuqia e Sovranit për të marrë iniciativën ligjvënëse.
Kështu qytetari nuk mbetet vetëm zgjedhës që delegon pushtetin një herë në disa vjet. Ai ruan të drejtën të kontrollojë vendimet e përfaqësuesve dhe, njëkohësisht, të hapë vetë çështje të reja për vendimmarrje.
Sovrani nuk ka vetëm të drejtën të zgjedhë kush qeveris. Ai ruan të drejtën të kontrollojë atë që qeveris dhe të marrë vetë iniciativën kur e konsideron të nevojshme.
Nga Zvicra te Shqipëria Këtu përvoja zvicerane takohet me pyetjen tonë.
Shqipëria ka traditën e vet të kuvendeve.
Ka një histori komunitetesh që janë mbledhur dhe kanë diskutuar çështjet e përbashkëta.
Por sot jetojmë në një shtet modern.
Nuk mund të kthehemi te strukturat e së kaluarës.
Pyetja është tjetër:
A mund ta marrim kulturën shqiptare të kuvendit, ta bashkojmë me instrumentet moderne të demokracisë së
drejtpërdrejtë dhe ta përshtatim me mundësitë që ofron teknologjia e shekullit XXI?
Këtu fillon modeli ynë.
Jo Kanuni i rikthyer.
Jo Zvicra e kopjuar.
Por një formë e re pjesëmarrjeje qytetarë.
Kuvendet e Sovranit.
Kanuni na tregoi rrënjën. Zvicra na tregon se pjesëmarrja mund të bëhet institucion. Tani mbetet të pyesim se çfarë mund të ndërtojmë ne.
KAPITULLI VIII — KUVENDET E SOVRANIT
Si shndërrohet vullneti i qytetarëve nga mendim individual në vendim të përbashkët?
Një shoqëri e lirë nuk mund të mbështetet vetëm te individë veçuar, qoftë dhe grupe të caktuara.
Qytetarët pa kufizime dhe dallime, kanë nevojë për një hapësirë ku mund të takohen, të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të shprehin vullnetin e tyre. Fillesat e takimit te njerezve për halle te perbashketa, janë mijëra vjecare, janë pjesë e filozofise se jetes dhe vet ekzistencës.
Kjo hapësirë për shqiptarët quhet kuvendi, logu.
Kuvendi është zeri dhe instrumenti me i rendesishem i qytetarëve.
Organizimi dhe funksionimi i Kuvendeve të Sovranit
1. Parimi themelor
Kuvendi është forma përmes së cilës Sovrani ushtron në mënyrë të organizuar të drejtën për të diskutuar, për të propozuar dhe për të shprehur vullnetin e tij.
Kuvendet nuk marrin në dorë administrimin e shtetit.
Ata së bashku i japin drejtimet themelore dhe kontrollojne pushtetin.
2. Organizimi nga poshtë lart
Sovraniteti fillon aty ku jetojnë njerëzit.
Prandaj edhe kuvendet ndërtohen nga niveli më i afërt me qytetarin.
Rendi organizativ mund te jetë:
Kuvendi i Rrugës ose Bllokut të Banimit;
Kuvendi i Lagjes ose Fshatit;
Kuvendi i Njësisë Administrative;
Kuvendi i Bashkisë;
Kuvendi i Qarkut;
Kuvendi Kombëtar i Sovranit.
Çdo nivel më sipër, përfaqëson dhe përcjell vendimet e nivelit më poshtë, pa humbur lidhjen me qytetarët dhe thelbin e vendimarrjeve.
3. Organizimi nga lart poshtë
Komunikimi nuk është vetëm në ngjitje.
Vendimet, informacioni, raportet dhe përgjigjet e marra nga niveli më i lartë rikthehen deri te çdo komunitet.
Në këtë mënyrë, çdo qytetar di:
çfarë është propozuar;
çfarë është diskutuar;
çfarë është miratuar;
çfarë është refuzuar;
pse është marrë një vendim.
4. Përfaqësuesit
Përfaqësuesi nuk është drejtues.
Ai është bartës i vullnetit të komunitetit.
Ai nuk mund ta ndryshojë këtë vullnet sipas bindjes personale.
Detyra e tij është ta përcjellë me besnikëri, të zbatojë dhe të japë llogari për çdo veprim.
5. Drejtimi i mbledhjeve
Çdo kuvend zgjedh për çdo mbledhje:
moderatorin;
sekretarin;
komisionin e numërimit të votave, kur është e nevojshme.
Këto role janë të përkohshme dhe nuk krijojnë poste të përhershme.
6. Vendimmarrja
Çdo çështje kalon në katër faza:
paraqitja e problemit;
debati i lirë;
formulimi i alternativave;
votimi.
Sa herë që është e mundur, synohet arritja e konsensusit.
Kur kjo nuk arrihet, vendimi merret me shumicën e përcaktuar nga rregullorja.
7. Pjesëmarrja elektronike
Teknologjia nuk e zëvendëson kuvendin.
Ajo e zgjeron atë.
Qytetarët mund të:
paraqesin propozime;
japin mendime;
marrin pjesë në konsultime;
votojnë elektronikisht, kur garantohet identifikimi dhe siguria.
Kjo e bën pjesëmarrjen të mundur edhe për qytetarët që jetojnë larg ose jashtë vendit.
8. Transparenca
Çdo mbledhje shoqërohet me:
rend dite;
procesverbal;
rezultatet e votimeve;
vendimet përfundimtare.
Çdo qytetar ka të drejtë të njihet me to.
9. Marrëdhënia me institucionet
Kuvendet nuk zëvendësojnë institucionet.
Ato nuk marrin kompetencat e administratës, gjykatave apo qeverisë.
Ato përfaqësojnë zërin e organizuar të Sovranit dhe kërkojnë që institucionet të respektojnë vullnetin qytetar.
Kur ky vullnet shpërfillet, Kuvendet mund të propozojnë peticione, iniciativa ligjore, referendume, protesta ose forma të tjera të veprimit demokratik, sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Kuvendi si zëri i qytetarëve Kuvendi nuk është një pushtet mbi qytetarët.
Ai është mënyra përmes së cilës qytetarët shprehin vullnetin e tyre.
Aty nuk vendoset mbi jetën e njerëzve.
Aty dëgjohen shqetësimet, propozimet dhe qëndrimet e komunitetit.
Nga mendimi te marrëveshja Në një shoqëri të lirë, jo çdo njeri mendon njësoj.
Prandaj kuvendi nuk ka si qëllim të zhdukë ndryshimet.
Qëllimi i tij është të krijojë një mënyrë që ndryshimet të dëgjohen dhe të çojnë drejt një vendimi të përbashkët.
Vendimi i mirë nuk lind nga mungesa e debatit.
Ai lind nga debati i ndershëm dhe me respekt.
Përfaqësimi si besim Kur komunitetet bëhen më të mëdha, qytetarët mund të zgjedhin përfaqësues.
Por përfaqësuesi nuk bëhet pronar i vullnetit të atyre që e kanë zgjedhur.
Ai mbart një besim.
Detyra e tij është të përcjellë zërin e komunitetit dhe të mbetet përgjegjës përpara tij.
Perfaqsimi mund te hiqet në çdo rast nga komuniteti që e ka zgjedhur.
Kuvendi dhe shteti Kuvendi shtetërore.
i
Sovranit
nuk
zëvendëson
institucionet
Ai nuk ndërton rrugë, nuk administron shërbime dhe nuk drejton administratën.
Këto janë detyra të institucioneve dhe profesionistëve.
Kuvendi duke u mbledhur rregullisht, përcakton vullnetin qytetar dhe kontrollon që ai të respektohet.
“Kur njerezit nuk mblidhen për te diskutuar shqetesimet e tyre, pushteti i merr vendimet për ta, shpesh ne dem te tyre”
SI KRIJOHET NJË KUVEND
Kuvendi nuk krijohet me urdhër nga lart.
Ai lind kur qytetarët e një komuniteti vendosin të mblidhen, të diskutojnë problemet e përbashkëta dhe të marrin përgjegjësi për zërin e tyre.
Nisma mund të vijë nga një qytetar, nga disa familje, nga një grup banorësh apo nga njerëz që ndajnë të njëjtin shqetësim. Por që nga momenti kur thirret Kuvendi, ai nuk i përket më nismëtarëve.
Kuvendi u përket qytetarëve që marrin pjesë në të.
Nga fillohet?
Hapi i parë është komuniteti më i afërt.
Mund të jetë një rrugë, një bllok banimi, një lagje apo një fshat.
Nismëtarët përcaktojnë territorin, njoftojnë publikisht banorët dhe propozojnë mbledhjen e parë.
Njoftimi duhet të jetë i hapur dhe të tregojë qartë vendin, kohën dhe çështjet që propozohen për diskutim.
Askush nuk duhet të përjashtohet për shkak të bindjeve politike, profesionit, gjendjes ekonomike apo mendimit të tij.
Kuvendi nuk kërkon njerëz që mendojnë njësoj.
Ai kërkon njerëz që pranojnë të dëgjojnë njëri-tjetrin.
Mbledhja e parë Në mbledhjen e parë regjistrohen pjesëmarrësit dhe miratohet rendi i ditës.
Për drejtimin e saj zgjidhet një moderator dhe një sekretar.
Kur zhvillohet votim, mund të zgjidhet edhe një komision i përkohshëm për numërimin e votave.
Këto funksione nuk krijojnë drejtues të Kuvendit.
Ato janë vetëm role të përkohshme shërbimi, për zhvillimin e mbledhjes dhe mund të ndryshojnë nga një mbledhje në tjetrën.
Që në fillim duhet të pranohen disa rregulla të thjeshta: e drejta e fjalës, respekti për mendimin ndryshe, transparenca, mënyra e votimit dhe detyrimi për të dokumentuar vendimet.
Nga diskutimi te vendimi Qëllimi i Kuvendit nuk është vetëm të dëgjojë ankesa.
Një problem paraqitet, diskutohet, dëgjohen alternativat dhe, kur është e nevojshme, votohet.
Kur mund të arrihet marrëveshje e gjerë, ajo duhet të kërkohet përpara votimit.
Kur kjo nuk është e mundur, vendos shumica sipas rregullave të pranuara.
Edhe mendimi i pakicës duhet të ketë të drejtën të dëgjohet dhe të dokumentohet.
Kështu Kuvendi nuk prodhon vetëm një rezultat numerik.
Ai ndërton kulturën e të jetuarit me mendimin ndryshe.
Përfaqësimi Kur Kuvendet lidhen me nivele më të gjera — nga rruga te lagjja, nga fshati te njësia administrative, bashkia, qarku dhe më tej — lind nevoja për përfaqësues.
Përfaqësuesi nuk bëhet drejtues i qytetarëve.
Ai merr përsipër të përcjellë atë që komuniteti ka diskutuar dhe vendosur.
Ai duhet të rikthehet te Kuvendi, të informojë dhe të japë llogari.
Përfaqësuesi bart vullnetin; nuk e zotëron atë.
Kuvendi dhe teknologjia Kuvendimi nuk duhet të kufizohet vetëm te njerëzit që mund të jenë fizikisht në një mbledhje.
Teknologjia mund të përdoret për njoftime, propozime, konsultime, dokumente, transmetim të mbledhjeve dhe, kur ekzistojnë kushtet e nevojshme të identifikimit dhe sigurisë, edhe për votime.
Kjo krijon mundësi pjesëmarrjeje për qytetarët që ndodhen larg, për të rinjtë, profesionistët, emigrantët dhe këdo që nuk mund të jetë fizikisht i pranishëm.
Teknologjia nuk e zëvendëson Kuvendin. Ajo zgjeron tryezën e tij.
Transparenca që nga dita e parë Një Kuvend që kërkon transparencë nga pushteti duhet të jetë vetë transparent.
Prandaj mbledhjet, propozimet, procesverbalet, votimet dhe vendimet duhet të dokumentohen dhe të jenë të aksesueshme për qytetarët.
Kjo mbron Kuvendin nga manipulimi, nga keqinterpretimi dhe nga krijimi i grupeve të vogla që mund të pretendojnë se flasin në emër të të gjithëve.
Kuvendi fiton besim jo sepse e shpall veten përfaqësues të qytetarëve, por sepse qytetarët marrin pjesë në të.
Nga Kuvendi i parë te një kulturë e re Krijimi i një Kuvendi nuk kërkon fillimisht ndërtesa, zyra apo hierarki.
Kërkon qytetarë që vendosin të ulen në të njëjtën tryezë.
Më pas nevojiten rregulla, procedura, mënyra përfaqësimi, sisteme komunikimi dhe mekanizma të sigurt vendimmarrjeje.
Këto do të kërkojnë një trajtim më të gjerë dhe praktik.
Sa më sipër, komunitetet mund të ndërtojnë vetë ide mbi funksionimin.
Kuvendet mund të miratojnë:
Rregullore, statute, mënyrat e përfaqësimit, procedurat e mbledhjeve dhe votimeve, transparenca, financimi, komunikimi elektronik dhe platformat e pjesëmarrjes qytetarë.
Çdo mbledhje kuvendi mund te dale me një ose disa vendime, që mund t’ia nisë administrates lokale apo qendrore.
Kuvendi fillon kur qytetari nuk pret më që dikush tjetër të flasë në emër të tij, por ulet me qytetarët e tjerë për të folur, dëgjuar dhe vendosur së bashku.
PJESA IV — SOVRANITETI DHE SHTETI KAPITULLI IX SOVRANITETI QYTETAR
Çfarë do të thotë që qytetari është Sovran?
Sovraniteti nuk është thjesht një e drejtë për të votuar.
Ai është përgjegjësia qytetarë, për të qenë burimi nga i cili merr legjitimitetin çdo pushtet.
Një qytetar është Sovran kur kupton se vendi i tij në shoqëri nuk përfundon te zgjedhja e përfaqësuesve.
Ai vazhdon te jete aktiv për interesimin, kontrollin dhe përgjegjësinë ndaj së përbashkëtës.
Sovrani dhe pushteti Pushteti në një shoqëri të lirë nuk krijohet vetvetiu.
Ai buron nga vullneti dhe besimi i qytetarëve.
Ata që marrin funksione publike nuk fitojnë një pronë personale.
Ata marrin një detyrë të përkohshme.
Prandaj çdo pushtet duhet të mbetet i lidhur dhe i varur me burimin e tij. Sovranin.
Vota dhe përgjegjësia Vota është një nga shprehjet më të rëndësishme të sovranitetit qytetar.
Por sovraniteti nuk kufizohet vetëm në ditën e votimit.
Një qytetar që voton dhe më pas largohet plotësisht nga jeta publike, në të vërtetë i largohet përgjegjësisë së tij.
Sovraniteti kërkon pjesëmarrje dhe vetëdije.
Sovrani nuk sundon mbi të tjerët Fjala Sovran shpesh lidhet me pushtetin më të lartë.
Por në këtë kuptim, Sovrani nuk është ai që kërkon të sundojë të tjerët.
Është ai që mban përgjegjësi për lirinë dhe drejtësinë në shoqërinë ku jeton.
Sovraniteti është më shumë detyrë sesa privilegj.
"Pushteti që nuk kontrollohet nga burimi i tij, me kalimin e kohës largohet nga qëllimi për të cilin është krijuar."
KAPITULLI X — LIRIA DHE DINJITETI
A mund të ketë një Sovran të vërtetë pa njerëz të lirë dhe me dinjitet?
Liria është themeli mbi të cilin ndërtohet përgjegjësia e njeriut.
Një njeri që nuk është i lirë të mendojë, të zgjedhë dhe të shprehë veten, nuk mund të marrë pjesë me të vërtetë në jetën e shoqërisë.
Por liria nuk është vetëm mungesa e pengesave.
Ajo është mundësia për të jetuar me dinjitet dhe për të zhvilluar aftësitë e veta.
Dinjiteti i njeriut Çdo njeri ka një vlerë që nuk varet nga pasuria, pozita apo fuqia e tij.
Një shoqëri e drejtë matet nga mënyra si i trajton njerëzit e saj.
Kur njeriu trajtohet vetëm si mjet, dobësohet edhe vetë shoqëria.
Kur njeriu respektohet si qëllim në vetvete, forcohet liria e të gjithëve.
Liria dhe kufijtë e saj Liria nuk do të thotë të bësh gjithçka pa marrë parasysh të tjerët.
Liria e njërit përfundon aty ku shkatërrohet liria dhe dinjiteti i tjetrit.
Prandaj një shoqëri e lirë kërkon jo vetëm të drejta, por edhe vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.
Liria si themel i Sovranit Vetëm një njeri i lirë mund të marrë vendime të pavarura.
Një qytetar i frikësuar, i varur ose i detyruar, nuk mund ta ushtrojë plotësisht sovranitetin e tij.
Prandaj mbrojtja e lirisë së njeriut është mbrojtje e vetë Sovranit.
"Pa liri nuk ka përgjegjësi; pa dinjitet nuk ka qytetari."
KAPITULLI XI — DREJTËSIA DHE BARAZIA PARA LIGJIT
A mund të ketë një shoqëri të lirë pa drejtësi?
Liria nuk mund të qëndrojë vetëm.
Ajo ka nevojë për drejtësi që të mbrohet.
Kur ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, besimi i qytetarëve dobësohet dhe Sovrani humbet një pjesë të fuqisë së tij.
Drejtësia është themeli që siguron se liria nuk bëhet privilegj vetëm për disa.
Ligji dhe barazia Në një shoqëri të drejtë, ligji nuk duhet të ndryshojë sipas pasurisë, pozitës apo ndikimit të një personi.
Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Por edhe askush nuk duhet të jetë i harruar përpara tij.
Barazia para ligjit nuk do të thotë që të gjithë njerëzit janë të njëjtë.
Do të thotë që të gjithë kanë të njëjtën vlerë në respektin dhe mbrojtjen që u jep ligji.
Drejtësia dhe besimi Qytetarët pranojnë rregullat e përbashkëta kur besojnë se ato zbatohen me drejtësi.
Kur dikush ndjen se ligji shërben vetëm për të fuqishmit, lind mosbesimi.
Një shtet nuk mbahet vetëm nga fuqia e institucioneve.
Ai mbahet nga besimi i njerëzve te drejtësia e tyre.
Sovrani dhe drejtësia Sovrani nuk kërkon drejtësi vetëm kur preket personalisht.
Ai e kërkon atë si parim për të gjithë.
Sepse një shoqëri ku padrejtësia pranohet ndaj tjetrit, një ditë mund të kthehet edhe ndaj vetë atij që heshti.
Për ilustrim (në një video e marrë nga rrjeti) Një profesor, i thote një studentes se tij pa asnje arsye te dukshme: Dil nga klasa tani.
Ajo habitet dhe pas kembnguljes se profesorit del.
Profesori pyeti studentet ne klase. A menduat ju përse une e nxora jashte? Ata heshten.
Profesori vazhdoi. Une nuk dhashe asnje arsye dhe ajo nuk beri asgje te gabuar. Ju e pate këtë, por gjithsesi zgjodhet te heshtnit. Perse nuk reaguat ju?
Pra ju zgjodhet heshtjen, sepse ndeshkimi nuk preku ju, por dike tjeter. Por kjo është edhe kunder jush njekohesisht, sepse neser, ju mund te ndodheni ne te njejten situate dhe sdo te keni njeri ne krah.
Kthehemi tek morali i fabules:
Kur shumica nuk flet, atehere krijohet kultura e heshtjes, ne vend te kultures se reagimit.
Mesuesi ne dy minuta, u kishte dhënë studenteve një leksion, që sdo ta kuptoni dhe mbanin mend pas leximi te një libri te tere. Kjo është fuqia e shembullit.
Kultura e heshtjes, e frikes, e njehesimit, mos pjesëmarrjes, rrezikojne seriozisht te ardhmen e një populli. Pra rreziku nuk është pushteti. Jemi ne vet.
KAPITULLI XII — SHTETI SI SHËRBIM PUBLIK
Nëse Sovrani është burimi i pushtetit, cili duhet të jetë roli i shtetit?
Shteti nuk është qellim ne vetvete, ai është krijuar për t’i shërbyer shoqerise.
Ai nuk është qëllimi përfundimtar i organizimit njerëzor.
Ligjet, institucionet dhe administrata janë mjete që duhet të mbrojnë lirinë, dinjitetin, drejtësinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Kur shteti harron këtë qëllim, ai rrezikon të vendosë veten mbi njeriun dhe te behet i rrezikshem
Shteti dhe qytetari Në një shoqëri të lirë, qytetari nuk ekziston për t'i shërbyer shtetit, por e kunderta.
Kjo nuk do të thotë dobësi e shtetit. Shteti duhet te jete i mire organizuar Por fuqia e tij duhet të ketë gjithmonë limite: Ai duhet ti sherbej vetem ndaj qëllimit për të cilin është krijuar.
Sovrani dhe administrimi Sovrani nuk organizon dhe merr pjesë ne çdo detaj të funksionimit të shtetit.
Ai përcakton drejtimin, shpreh vullnetin e tij dhe kontrollon që institucionet të përmbushin përgjegjësinë që u është besuar/deleguar.
Administrimi kërkon dije, përvojë dhe profesionalizëm.
Prandaj shoqëria ka nevojë për institucione dhe njerëz të aftë që zbatojnë vendimet në mënyrë të drejtë dhe efikase.
Kufijtë e pushtetit Një shtet i fortë nuk është ai që ndërhyn në çdo pjesë të jetës së qytetarëve.
Është ai që kryen me përgjegjësi detyrat që i janë besuar.
Sa më shumë që pushteti largohet nga qëllimi i tij, aq më shumë dobësohet besimi i qytetarëve.
"Një shtet i drejtë nuk matet nga fuqia që ushtron mbi qytetarët, por nga shërbimi që u ofron atyre."
Shërbëtori publik Fjalët, terminologjia që përdor një shoqëri ndikojnë në mënyrën si ajo e kupton pushtetin.
Për shumë kohë, titujt publikë janë shoqëruar me idenë e autoritetit, privilegjit dhe hierarkisë.
Por nëse Sovrani është qytetari, atëherë çdo funksionar publik është, para së gjithash, një shërbëtor i qytetarëve.
Për këtë arsye, do te ishte e udhes, që përpara çdo funksioni publik të vendoset fjala "Shërbëtor", jo si ndryshim formal i emërtimit, por si një kulturë e re e të kuptuarit të pushtetit.
Kjo nuk i ul dinjitetin funksionit.
Përkundrazi.
Ia rikthen misionin për të cilin ai ekziston.
Në këtë këndvështrim, titujt mund të kuptohen si:
Presidenti → Krye Shërbëtori i
Republikës
Kryeministri → Kryeshërbëtori i
Qeverisë
Ministri → Krye Shërbëtori i Ministrisë
X
Deputeti → Shërbëtori i Qytetarëve në
Parlament
Kryetari i Bashkisë → Kryeshërbëtori
i Bashkisë X
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit → Krye Shërbëtori i Kontrollit Publik
Avokati i Popullit → Krye Shërbëtori
i të Drejtave të Qytetarëve
Drejtuesi i Policisë → Krye
Shërbëtori i Rendit Publik
Prokurori → Shërbëtori i Drejtësisë
Publike
Gjyqtari → Shërbëtori i Drejtësisë, etj
Këta emërtime nuk synojnë të zëvendësojnë domosdoshmërisht titujt kushtetues ose ligjorë.
Ata synojnë të ndryshojnë mënyrën se si shoqëria e kupton funksionin publik.
Sepse pushteti nuk është nderi që i bëhet një njeriu., qoftë kur votohet
Është një shërbim që i besohet Është shërbimi që ai i detyrohet Sovranit.
Një shoqëri fillon të ndryshojë kur nuk pyet më:
"Sa i lartë është posti?"
Por pyet:
"Sa mirë i shërben ai qytetarëve?"
Atëherë posti pushon së qeni simbol privilegji dhe bëhet simbol përgjegjësie.
Kjo është filozofia e Shërbëtorit Publik.
Ne latinisht minister do te thote sherbetor dhe për rrjedhoje kryeminister është kryesherbetor.
Po janë vërtet ata te tille ne realitet?
Fjala sherbetor dhe shërbim publike, duhet te regjistuar ne radhe te parë ne memorjen e qytetarëve, që kane harruar se janë burimi i pushtetit
KAPITULLI XIII — FUNKSIONET QË MARRIN BESIMIN E DREJTPËRDREJTË TË SOVRANIT
A duhet që çdo funksion publik të marrë të njëjtën mënyrë legjitimiteti?
Jo çdo detyrë publike ka të njëjtën natyrë.
Disa funksione lidhen drejtpërdrejt me drejtimin politik të vendit.
Disa lidhen me kontrollin e pushtetit.
Disa lidhen me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Për këtë arsye, disa role kërkojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë me burimin e sovranitetit: qytetarin.
Besimi i drejtpërdrejtë Kur qytetarët zgjedhin ose miratojnë një funksionar publik drejtpërdrejt, marrëdhënia mes tij dhe Sovranit është më e qartë.
Funksionari publike, nuk përgjigjet vetëm para një strukture të brendshme.
Ai ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë përpara atyre që i kanë dhënë besimin.
Ne këtë kuptim, shume nga fuksionet e pushtetit qendror dhe lokal do te duhej te merrnin mbeshtetjen me vote nga vet sovrani, por edhe kandidaturat mund te propozohen prej tij në rastin e një konsensusi te gjere publik.
Funksionet themelore Funksione me rëndësi të veçantë për Sovranin, që do duhej te vinin me vote dhe do te siguronin kotrollin dhe transparencen janë:
Presidenti, si përfaqësues i unitetit të shtetit;
Deputetët, si përfaqësues të drejtpërdrejtë të
qytetarëve;
Kryetarët e bashkive, si drejtues të qeverisjes vendore;
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit; që garanton se është garant i Sovranit ne raport me administraten Avokati i Popullit; që mbron te drfejtat e qytetarëve ne raport me administraten.
Drejtuesit e prokurorive të juridiksioneve të
përgjithshme;
Drejtuesit e policisë në nivel vendor.
Kandidimi për këto funksione do duhej te buronin nga qytetarët me konsensus te gjere, sipas një rregulli te caktuar dhe me pas te votohej. Çdo kandidati do ti duhej te kishte
mbeshtetjen e një numri të caktuar firmash, si provë e besimit fillestar e mbështetjes publike.
Kjo krijon një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet kandidatit dhe Sovranit, përpara se ai të marrë funksionin.
Kjo ska agje te veshtire për tu realizuar. Mjafton vullenti i qytetarëve. Ne këtë rast, nuk duhet as vullneti i shtetit. Shteti është ne shërbim. Ai nuk ka vullnet. Ne se administrate e pengon këtë, sovrani theret një referendum për ta certifikuar inisiativen ligjore apo kushtetuese.
Besimi dhe përgjegjësia Sa më i madh të jetë besimi i marrë nga Sovrani, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia përpara tij.
Një funksionar nuk duhet të kërkojë vetëm autoritetin e detyrës.
Ai duhet të pranojë edhe përgjegjësinë e kontrollit dhe të llogaridhënies.
"Institucionet nuk marrin fuqi nga pozita e tyre, por nga besimi i qytetarëve."
KAPITULLI XIV — LLOJET E DEMOKRACISË
A është demokracia vetëm një mënyrë për të zgjedhur qeverinë, apo një mënyrë për të ushtruar sovranitetin?
Demokracia nuk është një model i vetëm.
Ajo ka marrë forma të ndryshme në kohë dhe në vende të ndryshme, sipas historisë, kulturës dhe nivelit të zhvillimit të shoqërive.
Por çdo formë demokracie duhet të gjykohet nga një pyetje themelore:
Sa afër burimit të sovranitetit, qytetarit, qëndron pushteti?
Demokracia përfaqësuese Qytetarët zgjedhin përfaqësues që marrin vendime në emër të tyre për një periudhë të caktuar.
Ky model krijon rrezikun që përfaqësuesit të largohen nga qytetarët që i kanë zgjedhur.
Demokracia pjesëmarrëse Demokracia pjesëmarrëse e zgjeron rolin e qytetarit përtej ditës së zgjedhjeve.
Qytetari nuk kufizohet vetëm në zgjedhjen e përfaqësuesve, por merr pjesë vazhdimisht në jetën publike përmes konsultimeve, kuvendimeve, nismave qytetarë, dëgjesave publike dhe formave të tjera të pjesëmarrjes.
Ajo nuk e zëvendëson demokracinë përfaqësuese, por e plotëson atë, duke krijuar një lidhje të vazhdueshme ndërmjet qytetarit dhe institucioneve.
Demokracia pjesëmarrëse fillon kur qytetari nuk pyetet vetëm kë zgjedh, por edhe çfarë mendon.
Demokracia e drejtpërdrejtë Në demokracinë e drejtpërdrejtë, qytetarët marrin vetë pjesë në vendimmarrje për çështjet më të rëndësishme.
Mund te marrin inisiativa ligjore apo kushtetuese dhe revokime ligjesh e mandatesh.
Referendumet, nismat qytetarë dhe konsultimet publike janë disa nga format e saj.
Ky model e afron pushtetin me Sovranin, por kërkon qytetarë aktive, të informuar dhe institucione që garantojnë pjesëmarrjen e lirë dhe të ndershme.
KAPITULLI XV — DETYRIMET E SOVRANIT
A ka vetëm të drejta Sovrani, apo edhe detyrime?
Sovraniteti nuk është një privilegj.
Ai është një përgjegjësi.
Një shoqëri nuk mund të mbështetet vetëm mbi kërkesën për të drejta.
Ajo ka nevojë edhe për qytetarë që pranojnë detyrimet ndaj komunitetit dhe vendit të tyre.
Pjesëmarrja Detyrimi i parë i Sovranit është të mos jetë indiferent.
Një qytetar që heq dorë nga pjesëmarrja, ia lë vendimet të tjerëve, që mund te marrin vendime ne dem te tij.
Pjesëmarrja nuk kufizohet te vota.
Ajo përfshin interesimin për jetën publike, diskutimin, propozimin dhe kontrollin e pushtetit.
Respektimi i ligjit Një shoqëri e lirë nuk mund të ekzistojë pa rregulla.
Respektimi i ligjit nuk është nënshtrim ndaj pushtetit.
Është respekt ndaj marrëveshjes që qytetarët kanë ndërtuar për të jetuar së bashku.
Kur një ligj është i padrejtë, qytetari ka të drejtë ta kundërshtojë me mjete demokratike.
Por ai nuk duhet të kthejë arbitraritetin në rregull.
Kërkimi i së vërtetës Sovrani ka detyrimin të mos gjykojë mbi thashetheme, emocione apo propagandë.
Ai duhet të kërkojë fakte, të dëgjojë mendime të ndryshme dhe të formojë bindjen e tij me ndërgjegje.
Një qytetar që kërkon të vërtetën mbron jo vetëm veten, por edhe shoqërinë.
Përgjegjësia ndaj brezave Sovrani nuk mendon vetëm për të tashmen.
Ai është kujdestar i së ardhmes.
Vendimet që mbështet sot do të ndikojnë jetën e fëmijëve dhe nipërve të tij.
Prandaj përgjegjësia qytetarë nuk mbaron te interesi i momentit.
"Një popull bëhet vërtet Sovran kur qytetarët e tij i konsiderojnë detyrimet po aq të rëndësishme sa të drejtat."
PJESA V — KAPITULLI XVI PROTESTA QYTETARE DHE REZISTENCA DEMOKRATIKE
Çfarë duhet të bëjë Sovrani kur zëri i tij nuk dëgjohet?
Në një demokraci të shëndetshme, pushteti duhet të dëgjojë qytetarët.
Por historia tregon se ka raste kur institucionet largohen nga misioni i tyre dhe nuk reagojnë ndaj kërkesave dhe shqetësime të shoqërisë.
Në këto raste, Sovrani fiton të drejtën dhe detyrimin për të vepruar.
Aai ka përgjegjësinë të mbrojë interesin publik me mjete demokratike dhe paqësore.
Protesta si e drejtë qytetarë Protesta është një nga format më të rëndësishme të shprehjes së vullnetit qytetar.
Ajo nuk është shenjë dobësie e demokracisë.
Ajo është dëshmi se qytetarët nuk kanë hequr dorë nga përgjegjësia e tyre.
Një protestë e lirë, paqësore dhe e organizuar është pjesë e jetës demokratike.
Nga dialogu te protesta Çdo mosmarrëveshje duhet të fillojë me dialog.
Më pas me kërkesë, propozim, debat publik dhe përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore.
Vetëm kur këto mjete shterojnë dhe institucionet vazhdojnë të mos dëgjojnë qytetarët, protesta bëhet një hap i ligjshëm dhe i arsyeshëm.
Rezistenca demokratike Rezistenca demokratike nuk synon shkatërrimin e shtetit.
Ajo synon rikthimin e institucioneve te misioni i tyre.
Qëllimi nuk është konflikti.
Qëllimi është rivendosja e marrëdhënies midis Sovranit dhe pushtetit që ka deleguar.
Kufijtë e protestës Forca morale e një proteste qëndron te karakteri i saj paqësor.
Dhuna, urrejtja dhe hakmarrja dobësojnë kauzën qytetarë.
Një Sovran i përgjegjshëm lufton për parimet, jo kundër njerëzve.
"Një protestë paqësore nuk dobëson demokracinë; ajo i kujton pushtetit se burimi i tij mbetet qytetari."
KAPITULLI XVII — MOSBINDJA CIVILE
Çfarë ndodh kur edhe protesta paqësore nuk mjafton?
Në një shoqëri demokratike, zgjidhja e parë është gjithmonë dialogu.
Më pas vijnë kërkesa qytetarë, debatet publike, peticionet, protestat dhe të gjitha mjetet e tjera që ligji lejon.
Por historia ka treguar se mund të ketë raste kur pushteti refuzon për një kohë të gjatë të dëgjojë qytetarët.
Në këto rrethana lind mosbindja civile.
Mjeti i fundit paqësor Mosbindja demokratik.
civile
nuk
është
kundërshtim
i
rendit
Ajo është një formë e jashtëzakonshme rezistence qytetarë, e përdorur vetëm pasi janë shteruar të gjitha mjetet e tjera demokratike.
Qëllimi i saj nuk është të shkatërrojë shtetin.
Qëllimi është ta rikthejë atë te parimet mbi të cilat është ndërtuar.
Përgjegjësia morale Mosbindja civile kërkon përgjegjësi të madhe.
Ajo nuk mbështetet mbi urrejtjen apo hakmarrjen.
Ajo mbështetet mbi bindjen se një padrejtësi e rëndë nuk mund të pranohet në heshtje.
Prandaj ajo duhet të mbetet e vetëdijshme, paqësore dhe e orientuar drejt interesit publik.
Kufijtë e mosbindjes civile Mosbindja civile nuk është mjet për interesa personale apo partiake.
Ajo nuk mund të përdoret për të imponuar dhunë ose për të cenuar liritë e të tjerëve.
Forca e saj buron nga legjitimiteti moral dhe nga mbështetja e ndërgjegjshme e qytetarëve.
Llojet e mosbindjes civile Mosbindja civile mund të marrë forma të ndryshme, në varësi të rrethanave dhe qëllimit që synon.
Thelbi i saj mbetet i njëjtë: të kundërshtojë një padrejtësi në mënyrë të ndërgjegjshme, publike dhe paqësore.
Ndër format më të njohura janë:
moszbatimi paqësor i një urdhri ose veprimi që konsiderohet në kundërshtim me parimet themelore
të drejtësisë;
bojkotimi i veprimtarive, produkteve ose shërbimeve
si formë presioni qytetar;
refuzimi simbolik për të marrë pjesë në veprime që
legjitimojnë një padrejtësi;
grevat dhe format e tjera të pezullimit kolektiv të aktivitetit, kur ushtrohen në përputhje me ligjin dhe
me qëllim mbrojtjen e interesit publik;
Mospagimi i një ose disa taksave të caktuara. Por ky është aksion i perkohshem, nuk duhet te shfrytezohet si shmangie nga detyrimet.
Greva e urise, si mjet sublim, për drejtesi, dinjitet dhe për një te ardhme me te mire për komunitetin dhe brezat
Forma që zgjidhet ka më pak rëndësi se parimet mbi të cilat mbështetet.
Mosbindja civile humbet legjitimitetin e saj kur shoqërohet me dhunë, urrejtje, hakmarrje ose cenim të të drejtave të të tjerëve.
Forca e saj nuk buron nga presioni fizik.
Ajo buron nga autoriteti moral i qytetarëve që mbrojnë një parim të drejtë, pasi kanë provuar më parë të gjitha rrugët demokratike.
"Kur të gjitha rrugët demokratike janë provuar dhe nuk japin rezultat, mosbindja civile mbetet mjeti i fundit paqësor i qytetarit të lirë."
KAPITULLI XVIII — KONTROLLI I PUSHTETIT
Nëse Sovrani i jep pushtetin përfaqësuesve të tij, kush i kontrollon ata që e marrin këtë pushtet?
Në një shoqëri të lirë, pushteti lind nga besimi i qytetarëve.
Por çdo pushtet, edhe kur është zgjedhur në mënyrë të drejtë, ka nevojë për kontroll.
Kontrolli nuk është mosbesim ndaj institucioneve.
Është mënyra për të ruajtur qëllimin për të cilin ato janë krijuar.
Një pushtet pa kontroll rrezikon të largohet nga qytetari që e ka krijuar.
Besimi dhe përgjegjësia Kur qytetarët zgjedhin një përfaqësues, ata i japin atij një detyrë.
Por kjo detyrë nuk e shkëput atë nga përgjegjësia.
Përfaqësuesi duhet të jetë i hapur përpara atyre që i kanë dhënë besimin.
Ai duhet të shpjegojë vendimet e tij dhe të pranojë vlerësimin e qytetarëve.
Kontrolli si mbrojtes i sovranitetit qytetar.
Historia tregon se pushteti ka gjithmonë prirjen të devijoj.
Prandaj shoqëritë e lira ndërtojnë mënyra për ta kufizuar dhe kontrolluar atë.
Kontrolli mbron jo vetëm qytetarin nga pushteti.
Por edhe vetë pushtetin nga humbja e besimit.
Kush kontrollon?
Kontrolli i pushtetit nuk i përket vetëm një institucioni.
Ai është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë.
Qytetarët kontrollojnë vëmendjes së tyre.
përmes
pjesëmarrjes
dhe
Institucionet kontrollojnë njëra-tjetrën përmes ndarjes së përgjegjësive apo pushteteve.
Shoqëria kontrollon përmes transparencës dhe kërkesës për llogari.
"Një pushtet që nuk kontrollohet nga qytetarët, me kalimin e kohës fillon i shërben vetes."
KAPITULLI XIX — REVOKIMI I BESIMIT
Nëse pushteti buron nga besimi i qytetarëve, çfarë ndodh kur ky besim humbet?
Në një shoqëri të lirë, mandati publik është një marrëveshje besimi. Është kontrate.
Qytetarët i japin dikujt përgjegjësinë për të ushtruar një funksion në emër të tyre.
Por ky besim nuk mund të konsiderohet i pakthyeshëm.
Ai lidhet me përgjegjësinë për të cilën është dhënë.
Mandati nuk është pronë Një funksion publik nuk është pushtet personal e atij që e ushtron.
Ai është një detyrë e marrë për një periudhë të caktuar.
Kur një përfaqësues harron qëllimin për të cilin është zgjedhur dhe largohet thelbësisht nga përgjegjësia e tij, lind pyetja përse besimi duhet te vazhdoj të ekzistojë?
Revokimi si mbrojtje e sovranitetit Revokimi nuk duhet të jetë një mjet i përdorur për çdo mosmarrëveshje politike.
Në një shoqëri të qëndrueshme, ndryshimi i mendimeve është pjesë normale e demokracisë.
Por kur shkelet rëndë besimi publik, Sovrani duhet të ketë një mënyrë ligjore, madje kushtetuese për të rishikuar atë marrëdhënie.
Kushtet dhe përgjegjësia Një mekanizëm i tillë kërkon rregulla të qarta.
Ai duhet të mbrohet nga emocionet e momentit, nga keqpërdorimi politik dhe nga presioni i grupeve të interesit.
Qëllimi nuk është të krijojë pasiguri në qeverisjeje.
Qëllimi është të sigurojë që askush që merr besimin e qytetarëve të mos ndihet mbi qytetarët.
Sovrani dhe zgjedhja Revokimi nuk zëvendëson zgjedhjet.
Ai është një mjet i jashtëzakonshëm kontrolli midis mandateve, kur rrethanat e kërkojnë.
Një shoqëri e pjekur nuk përdor shpesh mjete të forta.
Por ajo duhet t'i ketë këto mjete, kur parimet themelore cenohen.
Mjetet e revokimit Revokimi mund të realizohet në forma të ndryshme, sipas funksionit dhe mënyrës se si është dhënë mandati.
Nisma qytetarë për revokim – një numër i përcaktuar qytetarësh kërkon me firma hapjen e procedurës së revokimit.
Votimi revokues – pasi plotësohen kushtet dhe numri i kërkuar i firmave, qytetarët vendosin me votë të drejtpërdrejtë nëse mandati duhet të vazhdojë apo të ndërpritet.
Revokimi individual – qytetarët mund të kërkojnë ndërprerjen e mandatit të një të zgjedhuri të caktuar që e ka marrë drejtpërdrejt besimin e tyre.
Shkarkimi institucional – për funksionet që nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërprerja e mandatit realizohet përmes mekanizmave kushtetues dhe ligjorë të institucioneve përgjegjëse.
Mosbesimi politik – qeveria ose funksionarët politikë mund të humbasin mandatin përmes mekanizmave kushtetues të mosbesimit.
Zgjedhjet e parakohshme – kur krijohen kushtet kushtetuese për ndërprerjen e mandatit politik,
vendimmarrja i zgjedhjeve të reja.
rikthehet
qytetarëve
përmes
Parimi është i thjeshtë:
Ai që jep mandatin duhet të ketë edhe një rrugë demokratike, ligjore, për ta tërhequr atë në çdo kohe.
KAPITULLI XX — NGA FILOZOFIA NE PRAKTIKE
Filozofia merr kuptim kur provohet në realitet.
Një shoqëri mund të jetë e pakënaqur për vite dhe mund të protestojë për ditë apo muaj. Por vjen një moment kur kundërshtimi duhet të prodhojë alternativë.
Protesta thotë se çfarë nuk pranojmë, cfare kundershtojme Por Sovrani, qytetarët, duhet dhe si do te arrijne ne zgjidhjen deri tek zgjidhja e deshiruar.
Nga protesta te Kuvendet Kur një protestë qytetarë zgjat dhe kërkesat e saj nuk marrin përgjigje, përsëritja e së njëjtës formë kundershtimi nuk mjafton.
Energjia qytetarë duhet të shndërrohet në pjesëmarrje, ne alternative.
Kuvendet zonale apo te qyteteve, mund të jenë hapësira ku qytetarët diskutojnë kërkesat, përcaktojnë përparësitë dhe ndërtojnë parimet mbi të cilat duan të ndertojne dhe gjykojnë pushtetin e ardhshëm.
Ato nuk krijojnë një qeveri paralele dhe nuk marrin kompetencat e institucioneve.
Ato krijojnë vullnet qytetar të artikuluar.
Nga Kuvendet te alternativa Kur besimi te partitë ekzistuese është konsumuar, qytetari nuk duhet të mbetet i detyruar të zgjedhë vetëm ndërmjet alternativave që ato i ofrojnë.
Kuvendet mund të hapin një rrugë tjetër.
Ato mund të përcaktojnë disa Parime të Mandatit Qytetar, mbi të cilat të gjykohet çdo kandidat — partiak ose i pavarur — dhe t'ua propozojnë këto parime qytetarëve si standard për votën e tyre.
Partitë e reja mund t'i përqafojnë këto parime.
Kandidatët e pavarur mund t'i pranojnë ato.
Por vendimin në fund e merr qytetari me vote.
Kandidatët e propozuar nga qytetarët Kuvendet mund të bëjnë edhe një hap më tej: të evidentojnë njerëz që gëzojnë besim në komunitet dhe t'i nxisin të kandidojnë. Ne këtë rast, inisiativa do te duhej te vinte nga një grup qytetaresh, jo nga një individ që organizon njerez te aferm që ta propozojne. Ka një dallim te madhe ketu. Ftohet dikush ti bej nder komunitetit me vlerat që mbart, jo komuniteti ti bej nder dikujt. Jo vetëm njerëzit që e kërkojnë politikën duhet të kenë mundësi të hyjnë në të.
Ndonjëherë duhet të kërkohen njerëzit që shoqëria i konsideron të denjë për përfaqësim dhe te ftohen për te kandiduar.
Mjeku, mësuesi, inxhinieri, fermeri, sipërmarrësi, juristi, studiuesi, punëtori apo i riu që ka fituar respektin e komunitetit mund të mos ketë qenë kurrë pjesë e një partie.
Kjo nuk duhet ta përjashtojë nga përfaqësimi, perkundrazi, shoqeria ka me shume nevoj për ta Kuvendet mund të propozojnë emra të tillë dhe, pas një procesi publik vlerësimi, të vendosin edhe t'i mbështesin.
Por gjithsesi, kandidati nuk bëhet “kandidat i Sovranit”.
Ai mbetet kandidat i propozuar ose i mbështetur nga qytetarët ose një pjesë e konsiderueshme e tyre.
Sovrani vendos vetëm kur voton.
Parimet e mbështetjes së një kandidati Që mbështetja të mos kthehet në klientelizëm të ri, Kuvendet duhet të përdorin të njëjtat kritere për të gjithë.
Një kandidat që kërkon mbështetjen e tyre duhet:
1.
Të ketë integritet të provuar.
Ndershmëria është kusht. Jeta dhe veprimtaria e tij duhet të jenë të hapura për shqyrtim publik.
2. Të ketë aftësi dhe kompetence, sepse përfaqësimi kërkon edhe aftësi për të gjykuar dhe vendosur.
3. Të deklarojë interesat dhe konfliktet e mundshme të interesit.
4. Të paraqitet në debat publik.
T'u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dhe kandidatëve të tjerë.
5. Të pranojë transparencën dhe llogaridhënien.
Nëse zgjidhet, të raportojë periodikisht për veprimtarinë dhe votën e tij.
6. Të ruajë pavarësinë e gjykimit.
Mandati nuk duhet t'i nënshtrohet verbërisht interesit të një partie apo grupi.
7. Të respektojë vendimmarrjen e drejtpërdrejtë qytetarë.
8. Të pranojë kontrollin dhe mekanizmat ligjorë
të përgjegjësisë.
9. Të pranoj se çdo mandat mund te revokohet në çdo kohe, mbi bazen një numri te caktuar zgjedhesish, te qytetit apo zones ku kandidon.
10. Të pranojë se mbështetja e Kuvendit, mbaron me marrjen e mandatit. Pas kesaj fillon kontrolli i mandatit.
Kuvendi që e mbështeti dje, mund ta kritikojë dhe kontrollojë nesër.
Si rregull:
Mbështetja e një emri duhet të vendoset me proces të hapur dhe votim, jo nga drejtues apo grupe të vogla. Çdo kandidature duhet te marrë një sasi te caktuar firmash dhe arsyet përse e mbeshtesin. Çdo kandidat që del nga një kuvend qyteti, duhet te marrë te pakten mbi 50 % mbeshtetje te njerezve që marrin pjesë ne votim. Ska rendesi ne se janë shume kandidat që e kalojne këtë perqindje. Ne fund kuvendi i një qyteti mund te gjej një mënyrë, që te mbeshtes me pak kandidat, që mos te coptohet vota. Mund te bjere dakort që te mbeshtes një alternative te re politike, që mbeshtetet ne emrat që propozohen nga kuvendet. Gjithcka e vendos Kuvendi dhe mbi te gjitha Sovrani diten e votimit.
Zëra të pavarur në Parlament Kandidatët e pavarur nuk janë domosdoshmërisht më të mirë vetëm sepse janë të pavarur.
Por prania e njerëzve që nuk varen nga hierarkitë partiake mund të krijojë ekuilibra të rinj në Parlament.
Ata mund të votojnë me shumicën kur mendojnë se ajo ka të drejtë, me opozitën kur bindja e tyre përputhet me të dhe kundër të dyjave kur interesi publik e kërkon.
Partitë e reja Nga e njëjta energji qytetarë mund të lind edhe parti të reja.
Ato kanë të drejtë të konkurrojnë, të paraqesin programet dhe kandidatët e tyre dhe të kërkojnë mandatin për të qeverisur.
Kuvendet mund t'u kërkojnë edhe atyre të njëjtën gjë që u kërkojnë kandidatëve të pavarur: Kuvendi ne parim, mbeshtet vetem kandidatet që pranojne parimet e saj dhe mbi te gjitha te filozofise sovraniste.
Kuvendi thote: Pranoni parimet dhe dilni përpara qytetarëve.
Me pas, çdo kandidat del përpara sovranit, jo përpara kuvendit, as përpara partive.
Kuvendi nuk bëhet parti.
Kuvendi është perfaqsues i sovranit, por jo vet sovrani.
Zgjedhjet janë vendimi Sovranit.
Protesta mund të kërkojë ndryshim.
Sondazhet mund të tregojnë pakënaqësi.
Kuvendet mund të ndërtojnë parime.
Qytetarët mund të propozojnë kandidatë.
Partitë e reja mund të ofrojnë alternativa.
Por vetëm vota jep mandatin për të qeverisur.
Prandaj rruga përmblidhet:
nga
filozofia
te
realiteti
mund
të
Pakënaqësia → Protesta → Kuvendimi → Parimet → Kandidaturat → Zgjedhjet → Mandati → Kontrolli.
Dhe pikërisht këtu rrethi mbyllet.
Sepse njeriu që dje kërkonte votën, pasi zgjidhet bëhet mbajtës i pushtetit.
Edhe nëse është propozuar nga Kuvendi.
Edhe nëse është kandidat i pavarur.
Edhe nëse vjen nga një parti e re.
Nga ajo ditë ai duhet të kontrollohet.
Kuvendi dhe vet sovrani, mund ta propozojë alternativën, mund ta mbështesë dhe mund ta votojë. Por nuk ia dorëzon sovranitetin askujt. I jep vetëm një mandat të përkohshëm për t'i shërbyer. Mandat që mund te kontrollohet dhe revokohesh në çdo kohe
MBYLLJA KARTA E SOVRANIT
Parimet Themelore të Qytetarit Sovran
1. Njeriu është themeli i shoqërisë
Çdo organizim shoqëror dhe shtetëror duhet të ketë në qendër njeriun, dinjitetin, lirinë dhe mirëqenien e tij.
2. Sovraniteti buron nga qytetari
Pushteti nuk është pronë e institucioneve apo e individëve.
Ai buron nga vullneti i qytetarëve dhe ushtrohet vetëm me besimin e tyre.
3. Liria shoqërohet me përgjegjësi
Qytetari i lirë nuk kërkon vetëm të drejtat e tij.
Ai pranon edhe përgjegjësinë ndaj komunitetit dhe shoqërisë.
4. Shteti është shërbim publik
Institucionet ekzistojnë për t'i shërbyer qytetarit.
Ato nuk qëndrojnë mbi Sovranin, por janë përgjegjëse përpara tij.
5. Pushteti duhet të kontrollohet
Çdo pushtet ka nevojë për kufij dhe kontroll.
Kontrolli nga qytetarët është mbrojtje e lirisë dhe e demokracisë.
6. Përfaqësimi është besim, jo privilegj
Funksioni publik nuk është pronë personale.
Ai është një përgjegjësi e marrë për një kohë të caktuar nga Sovrani.
7. Drejtësia është themeli i bashkëjetesës
Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.
Pa drejtësi nuk mund të ketë besim dhe pa besim nuk mund të ketë shoqëri të lirë.
8. Komuniteti është baza e shoqërisë
Një shoqëri e fortë ndërtohet nga qytetarë bashkëpunojnë dhe marrin përgjegjësi aty ku jetojnë.
që
9. Dija është kusht i lirisë
Një qytetar mund të jetë vërtet i lirë vetëm kur ka mundësi të kuptojë, të gjykojë dhe të zgjedhë.
10. E ardhmja është përgjegjësi e çdo brezi
Çdo brez duhet të ruajë dhe të përmirësojë atë që trashëgon, duke menduar edhe për brezat që vijnë.
Parimi Përfundimtar Sovrani nuk është ai që kërkon pushtet mbi të tjerët.
Sovrani është ai që pranon përgjegjësinë për veten, komunitetin dhe vendin ku jeton.
DEKLARATA E SOVRANIT
Unë besoj se burimi i çdo pushteti është qytetari.
Shteti nuk është pronari i shoqërisë, por ne shërbim te saj.
Institucionet ekzistojnë për t'i shërbyer njeriut, qytetarit, fshatarit, për të mbrojtur lirinë, drejtësinë, dinjitetin dhe miqenien e tij.
Unë pranoj se liria ime shoqërohet me përgjegjësi qytetarë.
Të drejtat e mia nuk mund të ndahen nga detyrimi për të respektuar të drejtat e të tjerëve dhe për të marrë pjesë në jetën e përbashkët.
Unë besoj se qytetari nuk është vetëm votues. Ai është përgjegjës për shoqërinë ku jeton.
Ai ka të drejtë të kërkojë llogari nga pushteti dhe detyrë të mos heqë dorë nga përgjegjësia e tij.
Unë besoj se përfaqësuesi publik nuk merr pushtet mbi qytetarët.
Ai merr një besim dhe mbetet gjithmonë përgjegjës përpara tyre.
Unë mendoj se çdo pushtet duhet të kontrollohet, sepse pushteti pakontroll, largohet nga qëllimi për të cilin është krijuar.
Unë besoj se drejtësia, barazia para ligjit, dija, puna dhe besimi mes njerëzve, janë themelet e një shoqërie të lirë.
Unë respektoj traditën dhe vlerat që na lidhin me të kaluarën, por besoj edhe në detyrën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Unë besoj se pasuritë e vendit, natyra dhe trashëgimia jonë nuk u përkasin vetëm brezit të sotëm.
Ato janë një përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë pas nesh.
Deklaroj se Sovraniteti nuk është vetëm një e drejtë që më përket.
Por dhe një përgjegjësi që e pranoj.
Sepse një popull bëhet Sovran jo vetëm kur ka lirinë për të votuar, por kur kupton dhe merr pjesë, për të kontrolluar pushtetin e deleguar.
Unë jam pjesë e Sovranit dhe pranoj përgjegjësinë time për shoqërinë ku jetoj.
Emer Mbiemer firma________________
ANEKS ATY KU FILOZOFIA TAKOHET ME REALITETIN.
Shqipëri, fund gushti 2026 — 90 ditë protestë qytetarë Ky libër, i filluar te punohet shumë kohë përpara protestave të vitit 2026, nuk mund të anashkalonte atë që po ndodh, në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Madje zemerimi popullor prej qershor 2026, pershpetoj perfundimin e librit.
Protestat, që nisën nga një shqetësim konkret lidhur me Zvërnecin, mbrojtjen e territorit dhe të interesit publik, korrupsionin e shfrenuar, shumë shpejt u zgjeruan në kërkesa politike dhe institucionale.
Ky aneks nuk synon të shkruajë historinë e kësaj proteste.
Historia e saj do të shkruhet më vonë, kur koha të ketë krijuar distancën e nevojshme për ta gjykuar.
Këtu na intereson vetëm një pyetje:
Çfarë tregon një protestë qytetarë që vazhdon për kaq gjatë?
Nga një çështje te një pakënaqësi mbarëqytetare Protestat shpesh fillojnë nga një ngjarje.
Por kur një shqetësim konkret bashkohet me një pafundësi pakënaqësish të grumbulluara prej kohësh, protestat mund të sjellin ndryshime që më parë as nuk ishin imagjinuar.
Zvërneci ishte një shkëndijë.
Ishte pika e ujit që derdhi gotën, apo rrëkeja që çau digën.
Në ditët që pasuan, në shesh u shfaqën kërkesa që shkonin përtej flamingove: mbrojtja e pronës dhe territorit, transparenca, përgjegjësia e institucioneve, administrata abusive, qeverisjeje klienteliste, kundërshtimi i politikave të caktuara dhe kërkesa për ndryshim politik.
Madje po shtohen edhe zërat që kërkojnë ndryshime më të thella, në vetë systemin, i cili akuzohet gjeresisht se është i kapur, i shitur, etj Protestat janë tashmë jehonë e një mosbesimi të gjerë qytetar.
Çfarë thotë vazhdimësia e protestave?
Një protestë mund të jetë reagim për një ose disa ditë.
Por kur vazhdon për javë dhe muaj, ajo meriton të dëgjohet edhe si fenomen shoqëror.
Numri i njerëzve në shesh mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën.
Por jetëgjatësia e një proteste tregon se shkaku që e ushqen atë nuk është zhdukur, është serioz dhe thelbesor.
Në një demokraci, përgjigjja ndaj kësaj nuk mund të jetë vetëm pyetja:
“Sa njerëz dolën sot?”
Pyetja më e rëndësishme është:
“Pse vazhdojnë të dalin?”
Protesta nuk mjafton Por edhe protesta ka kufijtë e saj.
Ajo mund të tregojë fuqishëm çfarë qytetarët nuk pranojnë.
Por çfarë duhet të vijë më pas?
Pikërisht këtu fillon përgjegjësia tjetër e qytetarit.
Energjia e protestës duhet të jetë në gjendje të shndërrohet në diskutim, propozim, kuvendim dhe alternativë.
Nëse dhjetëra mijëra njerëz janë të gatshëm të dalin në shesh për të thënë “Jo”, hapi tjetër është krijimi i hapësirave ku ata mund të diskutojnë se cilës ide duan t'i thonë “Po”.
Këtu protesta takohet me Filozofinë e Sovranit dhe të kuvendeve zonale e kombetare.
Nga sheshi te Kuvendet Është pikërisht momenti që qytetarët të fillojnë të ulen në tryezë aty ku banojnë, në grupe të mëdha apo të vogla, duke marrë nismën për krijimin e Kuvendeve.
Ata mund të mbështeten te tradita shqiptare e kuvendimit, të mësojnë nga përvoja zvicerane dhe nga modele të tjera
demokratike, si dhe t'u referohen parimeve të paraqitura në këtë libër.
Me vullnet dhe organizim, Kuvendet mund të lindin në qytete, lagje dhe fshatra të Shqipërisë. Ato skane për qellim protesten, por edhe cfare vjen pas saj. Qytetarët kane nevoj për një institucion qytetar që te këtë legjimiteti ti perfaqsoj, jo individe apo grupe që flasin nemer te tij pa mandat. Mandati buron nga vota dhe konsensusi shumices Më pas, Kuvendet vendore dhe ato profesionale mund të ndërtojnë forma përfaqësimi drejt një Kuvendi më të gjerë kombëtar, ku edhe diaspora duhet të ketë zërin e saj. Rinia shqiptare duhet gjithashtu. Por edhe profesionistet: Mjeket, inxhinieret, artistet, ekonomistet, etj. Pjesmarrja dhe inisiativa, është jo jo vetem përgjegjësi por dhe detyrim qytetar. Kur nuk perfshihesh nuk ke te drejte te ankohesh tavolinave. Ai që nuk perfshihet do te thote se pranon gjendjen ne te cilen ndodhet.
Si perfundim, kundërshtimi qytetar mund të prodhojë mendim qytetar, parime dhe alternativa, dhe protesta nuk humbet fuqinë e saj.
Me organizimin e kuvendeve, ajo merr energji te reja.
Një provë për të gjithë Kjo protestë nuk është vetëm një provë për qeverinë.
Është mbi te gjitha një provë për qytetarët, për shqiptarët brenda dhe jashte kufijeve.
Qytetarët duhet të gjejnë gjuhën e dialogut me njëri-tjetrin, larg protagonizmit personal dhe ndarjeve në grupime. Ne se
grupimet fillojnë te behen te demshme, egoiste, arrogante, ato duhet te deklarohen masivisht te shkrira nga qytetarët.
Ketu qytetarët fillojnë një organizim te ri nga poshte, mbi filozofinë e kuvendeve zonale, që në mënyrë legjitime formojne Kuvendin Kombetar te Protestes. Por edhe një kuvend kometar, nuk është vet sovrani, ai percon vetem zerin dhe vullnetin etij. Kuvendet smund te marrrin ne asnje rast, vendime në kundërshtim me frymen e pergjgithsh e te protestes Nderkohe që, prej gati 3 muaj kerkesat nuk po marrin përgjigje, qytetarët kanë të drejtë të diskutojnë vazhdimin dhe shkallëzimin paqësor të veprimit demokratik, deri te format e mosbindjes civile të trajtuara në këtë libër apo gjetke Paralelisht me protestat, mund të fillojë ndërtimi i Kuvendeve qytetarë.
Në këtë fazë kërkohet pjekuri, durim dhe përfshirje.
Ky aneks mbetet i hapur Në kohën kur shkruhen këto rreshta, protesta vazhdon çdo ditë.
Prandaj ky aneks nuk mund të ketë një përfundim historik.
Nuk dimë ende se çfarë do të prodhojë kjo lëvizje, si do të reagojnë institucionet dhe çfarë rruge do të zgjedhin qytetarët.
Por një gjë tashmë mund të thuhet:
Qytetarët shqiptarë me në fund kanë dalë nga heshtja.
Nëse kjo energji do të mbetet vetëm protestë, apo do të shndërrohet në një kulturë të re pjesëmarrjeje dhe organizimi, kjo varet në radhë të parë nga vetë qytetarët, nga intelektualët, profesionistët dhe mbi të gjitha nga të rinjtë.
Sovrani nuk lind vetëm kur kundërshton pushtetin.
Ai lind plotësisht kur është i aftë të diskutojë, të propozojë, të vendosë dhe të mbajë përgjegjësi për atë që kërkon.
*Ky aneks nuk është pjesë e filozofisë së librit. Është dëshmia e një kohe në të cilën filozofia u përball me realitetin.
Shenim:
Një liber i dyte ose material elektronike, do te jete gati se shpejti. Permbatja e tij, diku 300 faqe A5 do te kete:
Menyren e detajuar te krijimit te kuvendeve, funksionimin, statutin, regulloren, dokumentat e formularet TIP.
Manuali (libri i dyte) nuk është tabu, por reference që mund te permiresohet sa here që shumica e sheh te nevojshme. Gjithsesi është mbeshtetur ne paktikat me te mira te hershme dhe bashkohore ne vende te ndryshme.
EPILOGU
Ky libër nuk synon të japë përgjigje për çdo pyetje.
As të hedh ide për një sistem të përfunduar politik.
Ai është një ftesë për të menduar.
Një shoqëri nuk ndryshon vetëm duke ndryshuar ligjet.
Ajo ndryshon kur ndryshon mënyra se si njerëzit e kuptojnë lirinë, përgjegjësinë dhe marrëdhënien e tyre me pushtetin.
Sovrani nuk është një titull. Nuk është një institucion. Nuk është një njeri.
Sovrani është ndërgjegjja e qytetarëve kur ata kuptojnë se burimi i çdo pushteti janë vetë ata.
Sovraniteti nuk jeton vetëm në Kushtetutë.
Ai jeton në pjesëmarrje. Në dialog. Në guximin për të kërkuar llogari.
E jo vetëm për të kritikuar, por përgjegjësinë për të ndërtuar,.
Asnjë brez nuk e fillon historinë nga e para.
Çdo brez merr një trashëgimi dhe lë një trashëgimi.
Pyetja që mbetet nuk është vetëm çfarë shoqërie kemi trashëguar.
Pyetja është:
Çfarë shoqërie do t'u lëmë brezave që do të vijnë pas nesh?
Nëse ky libër ka arritur të zgjojë disa pyetje, mendim më të thellë, ndjenjë më të madhe për përgjegjësie qytetarë, atëherë ai e ka përmbushur qëllimin e tij.
Sepse filozofia nuk matet nga numri i faqeve që shkruhen.
Ajo matet nga idetë që vazhdojnë të jetojnë në mendjen dhe ndërgjegjen e njerëzve.
Ky libër nuk synon të paraqesë një sistem të ri të mbyllur filozofik dhe as politik.
Ai është fryt i studimit të filozofisë politike, historisë së institucioneve, demokracisë, së drejtës natyrore dhe burimore, përvojave historike të popujve, si edhe i mijëra bisedave, diskutimeve dhe reflektimeve me qytetarë ndër vite.
Idetë e paraqitura këtu nuk kërkojnë të zëvendësojnë mendimin e autorëve të mëdhenj, por i evidentojne ato.
Libri synon te nxise diskutimet dhe ide te reja, mbi dialog te vazhdueshem mbi lirinë, dinjitetin, drejtesine, dhe përgjegjësinë e qytetarit mbi frymen sovraniste.
Sovraniteti nuk është një dhuratë.
Ai është një përgjegjësi që fitohet dhe ushtrohet çdo dite
BIBLIOGRAFIA
Dokumente themelore
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948).
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Karta e Kombeve të Bashkuara.
Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1776).
Kushtetuta Federale e Konfederatës Zvicerane.
Filozofia politike dhe e së drejtës
Aristoteli – Politika.
Platoni – Republika.
Ciceroni – De Re Publica dhe De Legibus.
John Locke – Two Treatises of Government.
Montesquieu – The Spirit of the Laws.
Jean-Jacques Rousseau – The Social Contract.
Alexis de Tocqueville – Democracy in America.
John Stuart Mill – On Liberty.
Hannah Arendt – On Revolution.
Demokracia dhe sovraniteti
Abraham Lincoln – Fjalimet dhe dokumentet politike.
James Madison, Alexander Hamilton dhe John Jay – The Federalist Papers.
Karl Popper – The Open Society and Its Enemies.
Robert A. Dahl – On Democracy.
Elinor Ostrom – Governing the Commons.
Mosbindja civile dhe rezistenca paqësore
Henry David Thoreau – Civil Disobedience.
Mahatma Gandhi – Shkrime mbi Satyagraha.
Martin Luther King Jr. – Letter from Birmingham Jail.
Václav Havel – The Power of the Powerless.
Trashëgimia shqiptare
Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Veprat e Sami Frashërit.
Veprat e Naim Frashërit.
Veprat e Ismail Qemalit.
Dokumentet historike të Shqiptare.
Rilindjes
Kombëtare