ZANAFILLA
Zanafilla e idese per nje liber te tille, shkon në mesin e vitit 2020, në fillimet e pandemisë (PlanDemise) kur nisi të merrte formë edhe ideja e Lëvizjes Sovrani. Kur pushteti me propagandë te shfrenuar dhe në mënyrë pothuaj diktatoriale, ndërmori veprime për t’i izoluar qytetarët ne shtepi dhe vaksinuar me detyrim. Ndoshta “ngacmimi”, ka
filluar akoma me heret, ne vitet 2006, me krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit te Vlorës, kur pushteti në mënyrë abuzive dhe jo transparente, mori vendime për ndërtimin e nje parku energjitik me baze nafte, ku ishte edhe TEC e PETROLIFERA, te gjitha keto në kundërshtim me vullnetin e Qytetareve te Vlorës.
Në fillim ideja nuk kishte një filozofi, ishin copa konceptesh të shkëputura, shkrimesh ne media sociale, ne web, takime me njerez që ndanin te njejtat pikëpamje dhe shqetësime.
Libri ishte ende një ide e larget, që filloi të kristalizohej vit pas viti. Shume pyetje të çonin ne pergjigje dhe konkluzione.
Gjatë pothuaj 20 viteve, u zgjerua informacioni mbi kulturën sovraniste në botë dhe traditen shqiptare te kuvendeve.
Një nga pyetjet ishte, përse Zvicra apo edhe te tjera shtete dhe jo ne?
Pse është harruar tradita shqiptare e kuvendeve, e cila ka elemente që nuk i ka asnje popull tjeter?
Përse prej shume kohesh nuk e ushtrojme sovranitetin?
Si mund të informohen dhe organizohen qytetarët,?
Gjatë viteve që pasuan, këto pyetje u bënë pjesë e shumë bisedave dhe diskutimeve me njerez, sidomos ne vitin 2020 e mbrapa. Konsultimi me praktikat dhe filozofite e shume personaliteteve dhe botime në kohë te ndryshme. Shume ide
u qartësuan dhe dalëngadalë filloi të formohej një filozofi, që u pasurua dhe u mbeshtet mbi shume kërkime.
Lëvizja Sovrani dhe ky libër lindën nga i njëjti kërkim:
rikthimi i qytetarit te vetëdija se pushteti buron prej tij, ndersa shteti, administrata vetëm shërben.
Ky libër nuk është historia e një lëvizjeje dhe as programi i saj politik. Ai është përpjekja për të mbledhur, sistemuar dhe çuar më tej një mendim që u zhvillua ndër vite dhe që vazhdon të mbetet i hapur për diskutim.