KAPITULLI VIII — KUVENDET E SOVRANIT
Si shndërrohet vullneti i qytetarëve nga mendim individual në vendim të përbashkët?
Një shoqëri e lirë nuk mund të mbështetet vetëm te individë veçuar, qoftë dhe grupe të caktuara.
Qytetarët pa kufizime dhe dallime, kanë nevojë për një hapësirë ku mund të takohen, të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të shprehin vullnetin e tyre. Fillesat e takimit te njerezve për halle te perbashketa, janë mijëra vjecare, janë pjesë e filozofise se jetes dhe vet ekzistencës.
Kjo hapësirë për shqiptarët quhet kuvendi, logu.
Kuvendi është zeri dhe instrumenti me i rendesishem i qytetarëve.
Organizimi dhe funksionimi i Kuvendeve të Sovranit
1. Parimi themelor
Kuvendi është forma përmes së cilës Sovrani ushtron në mënyrë të organizuar të drejtën për të diskutuar, për të propozuar dhe për të shprehur vullnetin e tij.
Kuvendet nuk marrin në dorë administrimin e shtetit.
Ata së bashku i japin drejtimet themelore dhe kontrollojne pushtetin.
2. Organizimi nga poshtë lart
Sovraniteti fillon aty ku jetojnë njerëzit.
Prandaj edhe kuvendet ndërtohen nga niveli më i afërt me qytetarin.
Rendi organizativ mund te jetë:
Kuvendi i Rrugës ose Bllokut të Banimit;
Kuvendi i Lagjes ose Fshatit;
Kuvendi i Njësisë Administrative;
Kuvendi i Bashkisë;
Kuvendi i Qarkut;
Kuvendi Kombëtar i Sovranit.
Çdo nivel më sipër, përfaqëson dhe përcjell vendimet e nivelit më poshtë, pa humbur lidhjen me qytetarët dhe thelbin e vendimarrjeve.
3. Organizimi nga lart poshtë
Komunikimi nuk është vetëm në ngjitje.
Vendimet, informacioni, raportet dhe përgjigjet e marra nga niveli më i lartë rikthehen deri te çdo komunitet.
Në këtë mënyrë, çdo qytetar di:
çfarë është propozuar;
çfarë është diskutuar;
çfarë është miratuar;
çfarë është refuzuar;
pse është marrë një vendim.
4. Përfaqësuesit
Përfaqësuesi nuk është drejtues.
Ai është bartës i vullnetit të komunitetit.
Ai nuk mund ta ndryshojë këtë vullnet sipas bindjes personale.
Detyra e tij është ta përcjellë me besnikëri, të zbatojë dhe të japë llogari për çdo veprim.
5. Drejtimi i mbledhjeve
Çdo kuvend zgjedh për çdo mbledhje:
moderatorin;
sekretarin;
komisionin e numërimit të votave, kur është e nevojshme.
Këto role janë të përkohshme dhe nuk krijojnë poste të përhershme.
6. Vendimmarrja
Çdo çështje kalon në katër faza:
paraqitja e problemit;
debati i lirë;
formulimi i alternativave;
votimi.
Sa herë që është e mundur, synohet arritja e konsensusit.
Kur kjo nuk arrihet, vendimi merret me shumicën e përcaktuar nga rregullorja.
7. Pjesëmarrja elektronike
Teknologjia nuk e zëvendëson kuvendin.
Ajo e zgjeron atë.
Qytetarët mund të:
paraqesin propozime;
japin mendime;
marrin pjesë në konsultime;
votojnë elektronikisht, kur garantohet identifikimi dhe siguria.
Kjo e bën pjesëmarrjen të mundur edhe për qytetarët që jetojnë larg ose jashtë vendit.
8. Transparenca
Çdo mbledhje shoqërohet me:
rend dite;
procesverbal;
rezultatet e votimeve;
vendimet përfundimtare.
Çdo qytetar ka të drejtë të njihet me to.
9. Marrëdhënia me institucionet
Kuvendet nuk zëvendësojnë institucionet.
Ato nuk marrin kompetencat e administratës, gjykatave apo qeverisë.
Ato përfaqësojnë zërin e organizuar të Sovranit dhe kërkojnë që institucionet të respektojnë vullnetin qytetar.
Kur ky vullnet shpërfillet, Kuvendet mund të propozojnë peticione, iniciativa ligjore, referendume, protesta ose forma të tjera të veprimit demokratik, sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Kuvendi si zëri i qytetarëve Kuvendi nuk është një pushtet mbi qytetarët.
Ai është mënyra përmes së cilës qytetarët shprehin vullnetin e tyre.
Aty nuk vendoset mbi jetën e njerëzve.
Aty dëgjohen shqetësimet, propozimet dhe qëndrimet e komunitetit.
Nga mendimi te marrëveshja Në një shoqëri të lirë, jo çdo njeri mendon njësoj.
Prandaj kuvendi nuk ka si qëllim të zhdukë ndryshimet.
Qëllimi i tij është të krijojë një mënyrë që ndryshimet të dëgjohen dhe të çojnë drejt një vendimi të përbashkët.
Vendimi i mirë nuk lind nga mungesa e debatit.
Ai lind nga debati i ndershëm dhe me respekt.
Përfaqësimi si besim Kur komunitetet bëhen më të mëdha, qytetarët mund të zgjedhin përfaqësues.
Por përfaqësuesi nuk bëhet pronar i vullnetit të atyre që e kanë zgjedhur.
Ai mbart një besim.
Detyra e tij është të përcjellë zërin e komunitetit dhe të mbetet përgjegjës përpara tij.
Perfaqsimi mund te hiqet në çdo rast nga komuniteti që e ka zgjedhur.
Kuvendi dhe shteti Kuvendi shtetërore.
i
Sovranit
nuk
zëvendëson
institucionet
Ai nuk ndërton rrugë, nuk administron shërbime dhe nuk drejton administratën.
Këto janë detyra të institucioneve dhe profesionistëve.
Kuvendi duke u mbledhur rregullisht, përcakton vullnetin qytetar dhe kontrollon që ai të respektohet.
“Kur njerezit nuk mblidhen për te diskutuar shqetesimet e tyre, pushteti i merr vendimet për ta, shpesh ne dem te tyre”
SI KRIJOHET NJË KUVEND
Kuvendi nuk krijohet me urdhër nga lart.
Ai lind kur qytetarët e një komuniteti vendosin të mblidhen, të diskutojnë problemet e përbashkëta dhe të marrin përgjegjësi për zërin e tyre.
Nisma mund të vijë nga një qytetar, nga disa familje, nga një grup banorësh apo nga njerëz që ndajnë të njëjtin shqetësim. Por që nga momenti kur thirret Kuvendi, ai nuk i përket më nismëtarëve.
Kuvendi u përket qytetarëve që marrin pjesë në të.
Nga fillohet?
Hapi i parë është komuniteti më i afërt.
Mund të jetë një rrugë, një bllok banimi, një lagje apo një fshat.
Nismëtarët përcaktojnë territorin, njoftojnë publikisht banorët dhe propozojnë mbledhjen e parë.
Njoftimi duhet të jetë i hapur dhe të tregojë qartë vendin, kohën dhe çështjet që propozohen për diskutim.
Askush nuk duhet të përjashtohet për shkak të bindjeve politike, profesionit, gjendjes ekonomike apo mendimit të tij.
Kuvendi nuk kërkon njerëz që mendojnë njësoj.
Ai kërkon njerëz që pranojnë të dëgjojnë njëri-tjetrin.
Mbledhja e parë Në mbledhjen e parë regjistrohen pjesëmarrësit dhe miratohet rendi i ditës.
Për drejtimin e saj zgjidhet një moderator dhe një sekretar.
Kur zhvillohet votim, mund të zgjidhet edhe një komision i përkohshëm për numërimin e votave.
Këto funksione nuk krijojnë drejtues të Kuvendit.
Ato janë vetëm role të përkohshme shërbimi, për zhvillimin e mbledhjes dhe mund të ndryshojnë nga një mbledhje në tjetrën.
Që në fillim duhet të pranohen disa rregulla të thjeshta: e drejta e fjalës, respekti për mendimin ndryshe, transparenca, mënyra e votimit dhe detyrimi për të dokumentuar vendimet.
Nga diskutimi te vendimi Qëllimi i Kuvendit nuk është vetëm të dëgjojë ankesa.
Një problem paraqitet, diskutohet, dëgjohen alternativat dhe, kur është e nevojshme, votohet.
Kur mund të arrihet marrëveshje e gjerë, ajo duhet të kërkohet përpara votimit.
Kur kjo nuk është e mundur, vendos shumica sipas rregullave të pranuara.
Edhe mendimi i pakicës duhet të ketë të drejtën të dëgjohet dhe të dokumentohet.
Kështu Kuvendi nuk prodhon vetëm një rezultat numerik.
Ai ndërton kulturën e të jetuarit me mendimin ndryshe.
Përfaqësimi Kur Kuvendet lidhen me nivele më të gjera — nga rruga te lagjja, nga fshati te njësia administrative, bashkia, qarku dhe më tej — lind nevoja për përfaqësues.
Përfaqësuesi nuk bëhet drejtues i qytetarëve.
Ai merr përsipër të përcjellë atë që komuniteti ka diskutuar dhe vendosur.
Ai duhet të rikthehet te Kuvendi, të informojë dhe të japë llogari.
Përfaqësuesi bart vullnetin; nuk e zotëron atë.
Kuvendi dhe teknologjia Kuvendimi nuk duhet të kufizohet vetëm te njerëzit që mund të jenë fizikisht në një mbledhje.
Teknologjia mund të përdoret për njoftime, propozime, konsultime, dokumente, transmetim të mbledhjeve dhe, kur ekzistojnë kushtet e nevojshme të identifikimit dhe sigurisë, edhe për votime.
Kjo krijon mundësi pjesëmarrjeje për qytetarët që ndodhen larg, për të rinjtë, profesionistët, emigrantët dhe këdo që nuk mund të jetë fizikisht i pranishëm.
Teknologjia nuk e zëvendëson Kuvendin. Ajo zgjeron tryezën e tij.
Transparenca që nga dita e parë Një Kuvend që kërkon transparencë nga pushteti duhet të jetë vetë transparent.
Prandaj mbledhjet, propozimet, procesverbalet, votimet dhe vendimet duhet të dokumentohen dhe të jenë të aksesueshme për qytetarët.
Kjo mbron Kuvendin nga manipulimi, nga keqinterpretimi dhe nga krijimi i grupeve të vogla që mund të pretendojnë se flasin në emër të të gjithëve.
Kuvendi fiton besim jo sepse e shpall veten përfaqësues të qytetarëve, por sepse qytetarët marrin pjesë në të.
Nga Kuvendi i parë te një kulturë e re Krijimi i një Kuvendi nuk kërkon fillimisht ndërtesa, zyra apo hierarki.
Kërkon qytetarë që vendosin të ulen në të njëjtën tryezë.
Më pas nevojiten rregulla, procedura, mënyra përfaqësimi, sisteme komunikimi dhe mekanizma të sigurt vendimmarrjeje.
Këto do të kërkojnë një trajtim më të gjerë dhe praktik.
Sa më sipër, komunitetet mund të ndërtojnë vetë ide mbi funksionimin.
Kuvendet mund të miratojnë:
Rregullore, statute, mënyrat e përfaqësimit, procedurat e mbledhjeve dhe votimeve, transparenca, financimi, komunikimi elektronik dhe platformat e pjesëmarrjes qytetarë.
Çdo mbledhje kuvendi mund te dale me një ose disa vendime, që mund t’ia nisë administrates lokale apo qendrore.
Kuvendi fillon kur qytetari nuk pret më që dikush tjetër të flasë në emër të tij, por ulet me qytetarët e tjerë për të folur, dëgjuar dhe vendosur së bashku.