Rregullorja TIP

Burimi: Rregullorja TIP e Kuvendit të Sovranit

RREGULLORJA TIP E KUVENDIT TË SOVRANIT

Dokument procedural për funksionimin e Kuvendit

PËRMBAJTJA KREU I — THIRRJA E MBLEDHJES

1.

2.

3.

4.

5.

6.

Qëllimi i Rregullores Nisma për mbledhje Mbledhjet e zakonshme Mbledhjet e jashtëzakonshme Afati i njoftimit Përmbajtja e njoftimit

KREU II — PËRGATITJA E RENDIT TË DITËS

7. Propozimi i çështjeve

8. Paraqitja e propozimeve

9. Hartimi i rendit të ditës

10. Publikimi i rendit të ditës

11. Ndryshimi i rendit të ditës

KREU III — REGJISTRIMI DHE HAPJA E MBLEDHJES

12. Regjistrimi i pjesëmarrësve

13. Verifikimi i pjesëmarrjes

14. Hapja e mbledhjes

15. Moderatori

16. Sekretari

17. Komisioni i votimit

KREU IV — RREGULLAT E DEBATIT

18. E drejta e fjalës

19. Radha e diskutimit

20. Kohëzgjatja e fjalës

21. Replika

22. Mendimi i pakicës

23. Etika e debatit

KREU V — PARAQITJA E PROPOZIMEVE

24. Propozimi qytetar

25. Përmbajtja e propozimit

26. Mbështetja e propozimit

27. Amendamenti

28. Propozimet alternative

29. Tërheqja e propozimit

KREU VI — GRUPET E PUNËS

30. Krijimi i grupit të punës

31. Përbërja

32. Mandati dhe afati

33. Raporti i grupit të punës

KREU VII — VENDIMMARRJA

34. Fazat e vendimmarrjes

35. Konsensusi

36. Kalimi në votim

37. Shumica e thjeshtë

38. Shumica e cilësuar

39. Barazia e votave

KREU VIII — PROCEDURA E VOTIMIT

40. Format e votimit

41. Votimi i hapur

42. Votimi i fshehtë

43. Administrimi i votimit

44. Numërimi i votave

45. Shpallja e rezultatit

46. Kundërshtimi i rezultatit

KREU IX — PJESËMARRJA DHE VOTIMI ELEKTRONIK

47. Pjesëmarrja elektronike

48. Identifikimi i pjesëmarrësit

49. Propozimet dhe konsultimet elektronike

50. Votimi elektronik

51. Siguria dhe verifikimi

KREU X — PROCESVERBALI DHE VENDIMET

52. Procesverbali

53. Përmbajtja e procesverbalit

54. Miratimi i procesverbalit

55. Forma e vendimit

56. Publikimi i vendimit

KREU XI — MARRËDHËNIA ME INSTITUCIONET

57. Dërgimi i vendimeve dhe kërkesave

58. Ndjekja e çështjes

59. Përgjigjja institucionale

60. Informimi i qytetarëve

KREU XII — TRANSPARENCA, ARKIVI DHE ETIKA

61. Transparenca dhe dokumentet publike

62. Arkivi dhe regjistrat

63. Konflikti i interesit dhe etika

KREU XIII — DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

64. Interpretimi, ndryshimi dhe hyrja në fuqi

KREU I THIRRJA E MBLEDHJES

Neni 1 Qëllimi i Rregullores 1. Kjo Rregullore përcakton procedurat konkrete të funksionimit të Kuvendit të Sovranit.

2. Ajo zbatohet në përputhje me Statutin e Kuvendit.

3. Rregullorja nuk përcakton hierarki apo pushtet të ri brenda Kuvendit.

4. Çdo procedurë duhet të mbështetet mbi parimet:

      

barazia;

pjesëmarrja;

transparenca;

liria e mendimit;

debati i hapur;

vendimmarrja demokratike;

llogaridhënia.

Neni 2 Nisma për mbledhje

1. Mbledhja mund të propozohet nga:

    

pjesëmarrësit e Kuvendit;

një grup qytetarësh;

një grup pune;

përfaqësuesi i komunitetit;

një nivel tjetër i Kuvendeve që kërkon konsultim.

2. Asnjë person nuk ka monopol mbi të drejtën për të thirrur çështje për diskutim.

Neni 3 Mbledhjet e zakonshme

1. Kuvendi zhvillon mbledhje të zakonshme periodike.

2. Periodiciteti përcaktohet nga vetë Kuvendi.

3. Kur është e mundur, përcaktohet paraprakisht një ditë ose periudhë e zakonshme për zhvillimin e tyre.

4. Qëllimi është që mbledhja e Kuvendit të jetë pjesë normale e jetës së komunitetit dhe jo një veprim vetëm në raste krize.

Neni 4

Mbledhjet e jashtëzakonshme Mbledhja e jashtëzakonshme mund të thirret kur:

a) ekziston një çështje urgjente;

b) kërkohet reagim i shpejtë i komunitetit;

c) e kërkon një numër i arsyeshëm qytetarësh;

ç) institucioni kërkon mendim ose përgjigje brenda një afati të shkurtër;

d) lind një situatë që prek drejtpërdrejt interesin e komunitetit.

Neni 5 Afati i njoftimit

1. Mbledhjet njoftohen sa më herët që të jetë e mundur.

2. Për mbledhjet e zakonshme duhet të synohet një afat që u jep qytetarëve kohë të njihen me çështjet.

3. Për mbledhjet e jashtëzakonshme afati mund të jetë më i shkurtër.

4. Shkurtimi i afatit nuk duhet të përdoret për të kufizuar pjesëmarrjen.

Neni 6 Përmbajtja e njoftimit Njoftimi duhet të përmbajë:

      

emrin e Kuvendit;

datën;

orën;

vendin ose lidhjen elektronike;

çështjet kryesore;

mënyrën për të propozuar pika të tjera;

informacionin e nevojshëm për pjesëmarrje.

KREU II PËRGATITJA E RENDIT TË DITËS

Neni 7 Propozimi i çështjeve Çdo qytetar me të drejtë pjesëmarrjeje mund të propozojë një çështje për rendin e ditës.

Çështja duhet të ketë lidhje me komunitetin, interesin publik ose funksionimin e Kuvendit.

Neni 8 Paraqitja e propozimeve Propozimi duhet, sa herë që është e mundur, të tregojë:

1.

2.

3.

4.

problemin;

arsyen pse kërkohet diskutimi;

faktet kryesore;

zgjidhjen ose alternativat e propozuara.

Propozimi mund të paraqitet fizikisht ose elektronikisht.

Neni 9 Hartimi i rendit të ditës

1. Rendi i ditës përmbledh të gjitha çështjet e propozuara për mbledhjen.

2. Çështjet mund të renditen sipas:

   

urgjencës;

rëndësisë;

afateve;

interesit të komunitetit.

3. Hartuesi i rendit të ditës nuk ka të drejtë të përjashtojë arbitrarisht një propozim.

Neni 10 Publikimi i rendit të ditës Rendi i ditës publikohet përpara mbledhjes, së bashku me materialet kryesore që ndihmojnë qytetarët të formojnë mendimin e tyre.

Neni 11 Ndryshimi i rendit të ditës

1. Në fillim të mbledhjes Kuvendi miraton rendin e ditës.

2. Mund të shtohen çështje urgjente.

3. Përfshirja e çështjeve të rëndësishme që nuk janë njoftuar më parë duhet të bëhet me kujdes.

4. Kur qytetarët nuk kanë pasur mundësi të informohen, vendimmarrja mund të shtyhet për një mbledhje tjetër.

KREU III REGJISTRIMI DHE HAPJA E MBLEDHJES

Neni 12 Regjistrimi i pjesëmarrësve

1. Para fillimit të mbledhjes regjistrohen pjesëmarrësit kur kjo kërkohet.

2. Regjistrimi shërben për:

  

dokumentimin e pjesëmarrjes;

verifikimin e së drejtës së votës;

shmangien e votimit të shumëfishtë.

3. Të dhënat personale nuk përdoren për qëllime të tjera.

Neni 13 Verifikimi i pjesëmarrjes Kur Kuvendi merr vendime që kërkojnë votim, verifikohet numri i qytetarëve me të drejtë vote.

Rregullat nuk duhet të krijojnë pengesa artificiale për pjesëmarrjen.

Neni 14 Hapja e mbledhjes Mbledhja hapet duke:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

deklaruar fillimin;

bërë të njohur numrin e pjesëmarrësve;

miratuar rendin e ditës;

përcaktuar moderatorin;

përcaktuar sekretarin;

zgjedhur komisionin e votimit kur nevojitet.

Neni 15 Moderatori

1. Moderatori drejton procedurën e mbledhjes.

2. Ai:

     

jep fjalën;

ruan radhën;

ndjek rendin e ditës;

kujdeset për respektimin e kohës;

ndërhyn kur debati largohet nga tema;

mbron të drejtën e secilit për t'u dëgjuar.

3. Moderatori nuk vendos për Kuvendin.

4. Ai ka të njëjtën peshë vote si çdo qytetar tjetër.

Neni 16 Sekretari Sekretari:

    

mban procesverbalin;

regjistron propozimet;

shënon amendamentet;

regjistron rezultatet e votimit;

përgatit tekstin përfundimtar të vendimit.

Neni 17 Komisioni i votimit 1. Kur zhvillohet një votim që kërkon administrim të posaçëm, zgjidhet një komision votimi.

2. Komisioni duhet të jetë sa më i paanshëm.

3. Anëtarët e tij nuk mund të ndryshojnë apo interpretojnë vullnetin e shprehur me votë.

KREU IV RREGULLAT E DEBATIT

Neni 18 E drejta e fjalës

1. Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të kërkojë fjalën.

2. Askush nuk mund të përjashtohet për shkak të mendimit që përfaqëson.

3. Fjala përdoret për argument dhe jo për sulm personal.

Neni 19

Radha e diskutimit

1. Moderatori mban radhën e personave që kërkojnë fjalën.

2. Duhet të shmanget dominimi i diskutimit nga të njëjtët persona.

3. Kur është e mundur, u jepet përparësi atyre që nuk kanë folur më parë.

Neni 20 Kohëzgjatja e fjalës

1. Kuvendi mund të përcaktojë një kohë orientuese për çdo ndërhyrje.

2. Kufizimi i kohës ka qëllim t'u japë mundësi sa më shumë qytetarëve të flasin.

3. Koha mund të zgjatet kur çështja kërkon shpjegim teknik ose profesional.

Neni 21 Replika 1. Personi i përmendur ose kundërshtuar drejtpërdrejt mund të kërkojë një replikë të shkurtër.

2. Replika nuk duhet të kthehet në debat personal të pafund.

Neni 22 Mendimi i pakicës

1. Pakica ka të drejtë të dëgjohet.

2. Vendimi i shumicës nuk e fshin mendimin e pakicës.

3. Kur kërkohet, qëndrimi i pakicës mund të pasqyrohet në procesverbal.

Neni 23 Etika e debatit Nuk lejohen:

     

fyerjet;

kërcënimet;

diskriminimi;

ndërprerja sistematike;

dhuna verbale ose fizike;

përhapja me vetëdije e informacionit të rremë.

Debati duhet të mbështetet te argumenti dhe faktet.

KREU V PARAQITJA E PROPOZIMEVE

Neni 24 Propozimi qytetar Çdo pjesëmarrës mund t'i paraqesë Kuvendit një propozim konkret.

Propozimi mund të jetë:

     

zgjidhje për një problem;

kërkesë ndaj një institucioni;

projekt;

ndryshim;

nismë qytetare;

qëndrim publik.

Neni 25 Përmbajtja e propozimit Propozimi duhet të jetë sa më i qartë dhe të përcaktojë:

   

çfarë kërkohet;

pse kërkohet;

kujt i drejtohet;

çfarë rezultati synohet.

Neni 26 Mbështetja e propozimit Për çështje të rëndësishme Kuvendi mund të kërkojë një numër të caktuar mbështetësish përpara se propozimi të kalojë për diskutim ose votim.

Ky prag nuk duhet të jetë aq i lartë sa të bllokojë nismën qytetare.

Neni 27 Amendamenti

1. Çdo propozim mund të përmirësohet përmes amendamenteve.

2. Amendamenti duhet të lidhet drejtpërdrejt me çështjen.

3. Amendamentet shqyrtohen përpara votimit përfundimtar.

Neni 28 Propozimet alternative Kur për të njëjtin problem ekzistojnë disa zgjidhje, ato paraqiten si alternativa të veçanta.

Qytetarët duhet të kenë mundësi të njohin dallimet ndërmjet tyre përpara votimit.

Neni 29 Tërheqja e propozimit Propozuesi mund ta tërheqë propozimin përpara votimit.

Nëse propozimi është mbështetur zyrtarisht nga qytetarë të tjerë, Kuvendi mund të vendosë ta vazhdojë shqyrtimin.

KREU VI GRUPET E PUNËS

Neni 30 Krijimi i grupit të punës Kuvendi mund të krijojë grup pune kur një çështje kërkon:

    

studim;

informacion shtesë;

ekspertizë;

hartim dokumenti;

negociim ose komunikim institucional.

Neni 31 Përbërja

1. Grupet e punës duhet të jenë sa më të hapura.

2. Kur çështja është teknike, ftohen qytetarë me njohuritë përkatëse.

3. Përbërja duhet të shmangë dominimin nga një interes i vetëm.

Neni 32 Mandati dhe afati Kuvendi përcakton:

    

detyrën;

qëllimin;

dokumentet që duhet të përgatiten;

afatin;

mënyrën e raportimit.

Grupi nuk mund ta zgjerojë vetë mandatin.

Neni 33 Raporti i grupit të punës

1. Në përfundim grupi paraqet raportin para Kuvendit.

2. Raporti mund të përmbajë një ose disa alternativa.

3. Grupi i punës rekomandon.

Kuvendi vendos.

KREU VII VENDIMMARRJA

Neni 34 Fazat e vendimmarrjes Si rregull, një çështje kalon në këto faza:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

paraqitja e problemit;

informacioni dhe faktet;

debati i lirë;

formulimi i alternativave;

kërkimi i konsensusit;

votimi;

dokumentimi;

ndjekja e zbatimit ose e përgjigjes institucionale.

Neni 35 Konsensusi

1. Kuvendi duhet të kërkojë mirëkuptimin sa herë që kjo është e mundur.

2. Konsensusi nuk do të thotë detyrim që të gjithë të mendojnë njësoj.

3. Ai ekziston kur mund të arrihet një zgjidhje gjerësisht e pranueshme.

4. Konsensusi nuk duhet të përdoret nga një pakicë për të bllokuar pafundësisht vendimmarrjen.

Neni 36 Kalimi në votim Kur pas një debati të arsyeshëm nuk arrihet konsensus, çështja kalon në votim.

Moderatori formulon qartë pyetjen ose alternativat që votohen.

Neni 37 Shumica e thjeshtë Në çështjet e zakonshme vendimi merret me më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të pjesëmarrësve në votim.

Abstenimet regjistrohen, por nuk llogariten si vota pro ose kundër.

Neni 38 Shumica e cilësuar Për çështje themelore mund të kërkohet një shumicë më e lartë, për shembull dy të tretat e votave.

Shumicë e cilësuar mund të kërkohet për:

   

ndryshimin e Statutit;

ndryshime themelore të strukturës;

vendime që prekin rëndë vazhdimësinë e Kuvendit;

raste të tjera të përcaktuara paraprakisht.

Neni 39

Barazia e votave Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë:

1.

2.

3.

4.

propozimi nuk konsiderohet i miratuar;

mund të rihapet diskutimi;

mund të kërkohet një kompromis;

çështja mund të votohet përsëri në një mbledhje tjetër.

Moderatori nuk ka votë të dyfishtë.

KREU VIII PROCEDURA E VOTIMIT

Neni 40 Format e votimit Votimi mund të zhvillohet:

   

hapur;

fshehtas;

fizikisht;

elektronikisht.

Forma përcaktohet përpara fillimit të votimit.

Neni 41 Votimi i hapur Votimi i hapur mund të kryhet:

   

me ngritje dore;

me fletë të dukshme;

me regjistrim nominal;

me sistem elektronik të identifikueshëm.

Rezultati bëhet publik.

Neni 42 Votimi i fshehtë Votimi i fshehtë përdoret sidomos kur:

  

votohet për persona;

kërkohet mbrojtja e lirisë individuale të votuesit;

Kuvendi vendos se fshehtësia është e nevojshme.

Duhet të garantohet që vota të mos lidhet me identitetin e votuesit.

Neni 43 Administrimi i votimit Përpara votimit bëhen të qarta:

    

pyetja;

alternativat;

kush ka të drejtë vote;

mënyra e votimit;

shumica e kërkuar.

Pas fillimit të votimit nuk ndryshohet pyetja.

Neni 44 Numërimi i votave Numërimi kryhet në mënyrë të kontrollueshme.

Kur përdoret komision votimi, të paktën dy persona verifikojnë rezultatin.

Rezultati regjistrohet në procesverbal.

Neni 45 Shpallja e rezultatit Rezultati shpallet menjëherë pas përfundimit të numërimit dhe përmban:

     

numrin e votuesve;

votat pro;

votat kundër;

abstenimet;

votat e pavlefshme, kur ka;

rezultatin përfundimtar.

Neni 46 Kundërshtimi i rezultatit 1. Çdo pjesëmarrës mund të kërkojë verifikimin e rezultatit kur ka arsye konkrete.

2. Kundërshtimi duhet të lidhet me procedurën dhe jo vetëm me pakënaqësinë ndaj rezultatit.

3. Kur konstatohet gabim material, votat rinumërohen.

4. Kur konstatohet shkelje serioze që mund të ketë ndikuar në rezultat, votimi mund të përsëritet.

KREU IX PJESËMARRJA DHE VOTIMI ELEKTRONIK

Neni 47 Pjesëmarrja elektronike Teknologjia mund të përdoret për:

       

njoftime;

dokumente;

transmetimin e mbledhjeve;

propozime;

diskutime;

konsultime;

sondazhe;

votime.

Teknologjia nuk e zëvendëson Kuvendin. Ajo zgjeron tryezën e tij.

Neni 48 Identifikimi i pjesëmarrësit Për veprime që prodhojnë vendimmarrje duhet të garantohet identiteti i qytetarit.

Sistemi duhet të pengojë:

  

regjistrimin e rremë;

votimin e shumëfishtë;

përdorimin e identitetit të një personi tjetër.

Neni 49 Propozimet dhe konsultimet elektronike Qytetarët mund të:

     

paraqesin propozime;

komentojnë;

mbështesin alternativa;

plotësojnë pyetësorë;

japin mendime;

marrin pjesë në konsultime.

Rezultatet e konsultimit nuk barazohen automatikisht me votim formal.

Neni 50 Votimi elektronik Votimi elektronik mund të zhvillohet kur sistemi garanton:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

një qytetar — një votë;

identifikimin;

integritetin e votës;

fshehtësinë kur kërkohet;

regjistrimin e rezultatit;

mundësinë e kontrollit të procesit.

Neni 51 Siguria dhe verifikimi 1. Para përdorimit të sistemit elektronik duhet të testohet funksionimi i tij.

2. Për votime të rëndësishme duhet të ekzistojë mundësi auditimi.

3. Në rast defekti ose dyshimi serioz për integritetin e votimit, rezultati nuk shpallet përfundimtar pa verifikim.

KREU X PROCESVERBALI DHE VENDIMET

Neni 52 Procesverbali Për çdo mbledhje mbahet procesverbal.

Procesverbali është dokumenti bazë që dëshmon çfarë është diskutuar dhe vendosur.

Neni 53

Përmbajtja e procesverbalit Procesverbali përmban:

           

emrin e Kuvendit;

datën;

vendin;

orën e fillimit dhe mbarimit;

numrin e pjesëmarrësve;

moderatorin;

sekretarin;

rendin e ditës;

propozimet kryesore;

vendimet;

rezultatet e votimeve;

mendimin e pakicës kur kërkohet.

Neni 54 Miratimi i procesverbalit 1.

2.

3.

4.

Procesverbali përgatitet sa më shpejt pas mbledhjes.

Ai vihet në dispozicion të pjesëmarrësve.

Gabimet faktike mund të korrigjohen.

Nuk lejohet ndryshimi i përmbajtjes së vendimeve pasi ato janë marrë.

Neni 55 Forma e vendimit Çdo vendim duhet të tregojë qartë:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

Kuvendin që e ka marrë;

datën;

çështjen;

arsyetimin kryesor;

tekstin e vendimit;

rezultatin e votimit;

kujt i drejtohet;

personin ose grupin që ndjek zbatimin.

Neni 56 Publikimi i vendimit Vendimet publikohen në mënyrën më të përshtatshme për komunitetin.

Ato mund të publikohen:

    

në faqen elektronike;

në platformën e Kuvendit;

në rrjetet sociale;

në tabelë publike;

me mjete të tjera komunikimi.

KREU XI MARRËDHËNIA ME INSTITUCIONET

Neni 57 Dërgimi i vendimeve dhe kërkesave 1. Vendimet që kërkojnë veprim institucional i dërgohen institucionit kompetent.

2. Dokumenti duhet të përmbajë:

    

vendimin;

arsyetimin;

kërkesën konkrete;

dokumentet mbështetëse;

adresën ose kontaktin për përgjigje.

Neni 58 Ndjekja e çështjes

1. Dërgimi i një dokumenti nuk konsiderohet përfundim i punës.

2. Kuvendi cakton personin ose grupin që ndjek:

    

regjistrimin e kërkesës;

afatin;

komunikimin;

përgjigjen;

zbatimin.

Neni 59 Përgjigjja institucionale Çdo përgjigje e marrë nga institucioni:

1.

2.

3.

4.

regjistrohet;

publikohet, përveç të dhënave të mbrojtura;

i paraqitet Kuvendit;

diskutohet kur është e nevojshme.

Neni 60 Informimi i qytetarëve Qytetarët duhet të informohen:

     

çfarë kërkoi Kuvendi;

kujt iu drejtua;

çfarë përgjigjeje mori;

çfarë u realizua;

çfarë mbeti pa u realizuar;

çfarë hapash të tjerë propozohen.

KREU XII TRANSPARENCA, ARKIVI DHE ETIKA

Neni 61 Transparenca dhe dokumentet publike Në parim janë publike:

        

njoftimet;

rendet e ditës;

propozimet;

procesverbalet;

rezultatet e votimit;

vendimet;

raportet;

komunikimi institucional;

dokumentet financiare.

Përjashtohen vetëm të dhënat që duhet të mbrohen sipas ligjit ose për arsye të justifikuara të privatësisë.

Neni 62 Arkivi dhe regjistrat Kuvendi mban:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

regjistrin e mbledhjeve;

regjistrin e vendimeve;

regjistrin e votimeve;

regjistrin e propozimeve;

regjistrin e përfaqësuesve;

regjistrin e kërkesave drejtuar institucioneve;

regjistrin e përgjigjeve;

regjistrin financiar.

Arkivi duhet të mundësojë që historia e vendimmarrjes së Kuvendit të jetë e kontrollueshme.

Neni 63 Konflikti i interesit dhe etika

1. Çdo person që ka interes personal, familjar, ekonomik ose profesional në një çështje duhet ta deklarojë atë.

2. Deklarimi nuk nënkupton automatikisht përjashtim nga diskutimi.

3. Kur interesi është i drejtpërdrejtë dhe mund të ndikojë vendimmarrjen, Kuvendi mund të vendosë që personi të mos marrë pjesë në votim.

4. Askush nuk mund të përdorë:

   

emrin e Kuvendit;

funksionin e përkohshëm;

informacionin;

dokumentet;

për përfitim personal ose politik.

5. Kuvendi duhet të ruajë pavarësinë nga partitë, interesat ekonomike dhe grupet që kërkojnë ta kontrollojnë atë.

KREU XIII DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Neni 64 Interpretimi, ndryshimi dhe hyrja në fuqi 1. Kjo Rregullore zbatohet në frymën e Statutit dhe të parimeve të Kuvendit të Sovranit.

2. Kur një situatë nuk është parashikuar shprehimisht, Kuvendi vendos procedurën duke respektuar:

    

barazinë;

transparencën;

të drejtën për t'u dëgjuar;

pjesëmarrjen;

vendimmarrjen demokratike.

3.

4.

5.

6.

Rregullorja mund të ndryshohet mbi bazën e përvojës praktike.

Ndryshimet duhet të propozohen paraprakisht, të diskutohen dhe të votohen.

Asnjë ndryshim procedural nuk mund të cenojë parimet themelore të Statutit.

Kjo Rregullore hyn në fuqi me miratimin e saj nga Kuvendi.

DISPOZITË ORIENTUESE

Kjo është një Rregullore TIP dhe jo një skemë e ngrirë.

Ajo duhet të jetë mjaftueshëm e qartë që Kuvendi të funksionojë, por jo aq e rëndë sa procedura të zëvendësojë qytetarin.

Rregullat janë në shërbim të Kuvendit.

Kuvendi është në shërbim të qytetarëve.

Qytetarët mbeten Sovrani.

Material i importuar nga https://levizjasovrani.org/rregullorja-tip-e-kuvendeve-te-sovranit/

← Kthehu te Kryefaqja